‘Nihali’ i del kundër atyre që kritikojnë ‘Bihterin’: E kanë paragjykuar nga…

Roli i aktores Beren Saat në një serial në Netflix ka ngjallur shumë argumente së fundmi.

Aktorja shfaqet në skena të nxehta në këtë serial dhe pak ditë më parë Tuba Buyukustun, e njohur si “Syhan” e ironizoi duke thënë se nuk do të luante kurrë skena të tilla si Beren Saat. Pas “zënkës” së dy aktoreve, Hazal Kaya i ka dalë në mbrojtje Berenit.

“Teleshikuesit mendojnë se ne i shijojmë skenat me puthje apo më shumë se kaq. Por në të vërtetë ne jemi shumë nën presion dhe në siklet të madh”, deklaron ajo.Rival in the film, Nihal talks for the first time about the ...

“Ndonjëherë as nuk i realizojmë dot ato skena, por teleshikuesit nuk e dinë këtë. Nga eksperienca që kam patur me Berenin, ajo është një vajzë shumë kreative dhe e turpshmë”, ka deklaruar aktorja e njohur turke.

“Nuk i ngjan aspak rolit në serialin “Dashuri e ndalur”. Ka qenë e vështirë për të që të luante rolin e një femre që tradhëtonte burrin. Tani që jam e martuar e kuptoj akoma më mirë. Një aktore e martuar e ka më të vështirë në këto situata”-u shpreh Hazal Kaya e cila njihet nga roli i “Nihalit”.

Beren Saat dhe Hazal Kaya luajtën vite më parë në serialin “Dashuri e ndaluar”, prandaj kjo e fundit e njeh më mirë se askush tjetër aktoren.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*