‘Nihal’ e serialit ‘Dashrui e Ndaluar’ na prezanton me të birin

Aktorja turke, Hazal Kaya, u bë për të gjithë e njohur me rolin si “Nihali” në serialin “Dashuri e ndaluar”.

29-vjeçarja solli në jetë një djalë të cilin së bashku me partnerin, producentin Ali Atay, e pagëzuan me emrin Fikret.

Gjithashtu aktorja është treguar shumë diskrete përsa i përket djalit të saj.

Dhe në rrjete sociale ashtu dhe kur ajo është fotografuar nga paparacët është munduar t’ia mbulojë fytyrën e vogëlëshit.

Por ditën e djeshme që ishte ‘Dita e Nënës’ aktorja ka ‘lëshuar dorën’ dhe ka prezantuar për herë të parë potretin e plotë të vogëlushit.

Gjithashtu foton me vogëlushin e shoqëroi dhe me foton e nënës së saj që mbante në krah aktoren kur ajo ishte një bebe.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*