Nënë/ Zejnep largohet nga shtëpia së bashku me Turnën

Sule dhe Xhengiz gjenden ende në komìsariat. Zejnep vihet në kërkim të Turnës. E déshpëruar ajo kërkon ndihmën e Gonul ndërkohë që kujton mënyrën se si Turna u ndà prej saj. Të dyja sëbashku do të shkojnë kudo ku kanë qënë edhe më parë me Turnën. Ali është dyshùes ndaj Gonul. Çfarë do të zbulojë ai për të? Zejnep vjen në zyrën e Aliut duke kërkuar ndihmë prej tij. Edhe Sule vjen për të njëjtën arsye te Aliu. A do të përballen ato me njëra-tjetrën? Turna gjendet e vetme. Polìcia e dikton. Çfarë do të ndodhë tashmë me të?

Teksa kthehet në shtëpi, Zejnep është e detyruar të bëjë një zgjedhje. A do të mundet Xhahide të pranojë kërkesën e saj? Më në fund Gonul do të marrë lajmin e mirë se Turna është sërish pranë Zejnep. Teksa Ali përgatitet të shkojë te Zejnep, përballë tij vjen Sule. Çfarë do të kërkon ajo? Një pakujdesi e vogël, i zbulon Sules vendndodhjen e vajzës së saj. Ali kërkon ndihmën e Gonul për të rregulluar situatën. Ali ja del të lajmërojë Zejnep. Sule gjendet në adresën e duhur. A do të përballet ajo me të vërtetën? Gonul shtrohet me urgjéncë në spìtal. Kush do të vijë pranë saj?

Zejnep dhe Turna do të kalojnë natën në shtëpinë e Gonul, ndërkohë Ali do të ofrojë strehim për Sulen. Situata e rénduar në shtëpi për largimin e Zejnep, do të vërë përballë njëra tjetrës dy motrat e kësaj të fundit. Përse Sule do të débatojë me Aliun? Zejnep merr gjithë mbështetjen nga Duru, njëra nga motrat e saj. Gonul injòron situatën e saj shëndetësore, duke u përpjekur të qëndrojë gjithnjë e më shumë pranë Zejnep. E gjetur e vetme, Sule vihet në kërkim për ndonjë informacion të mundshëm në shtëpinë e Aliut. A do të mundet ajo të gjejë diçka me rëndësi? Xhengiz telefonon Sulen. Kush do të bëhet dëshmitar i bisedës?

Zejnep çon Turnën në një dyqan kafshësh shtëpiake. Turna do të ndihet shumë shpejt kéq duke kujtuar të shkuarën. Më vonë, të dyja do të shkojnë t’i bëjnë surprizë Gonul në spìtal. E mallëngjyer Gonul do të kalojë orë të ëmbla pranë njerëzve të saj të dashur. A do të mundet Zejnep të mësojë si është realisht gjendja e saj shëndetësore? Përpara Sules do të shfaqen të vërteta të patjetërsueshme. Duru paralajmëron Zejnep. Cila është e vërteta e dhìmbshme në të shkuarën e Sules? Sule dhe Zejnep do të nisen me nxitim drejt Gonul. Kush do të mbërrijë e para?

Sule kujton fëmijërinë e hershme të Melekut gjatë kohës që pret për një reagim të saj jashtë dollapit. Më në fund Turna i del përpara. Si do të jetë takimi mes tyre? Ali mëson të tjera aspekte të së shkuarës së Sules dhe mënyrën se si u njoh dhe filloi bashkëjetesën me Xhengiz. Ky i fundit filloi dalëngadalë duke e larguar Sulen nga vajza e saj. Sule kuptoi se Xhengiz torturonte Melek, por nga frika se do të mbetej sërish e vetme, vendosi të pranonte në heshtje gjithçka. Në të tashmen, Sule pret një përgjigje nga Melek. Cila do të jetë zgjedhja e vogëlushes? Sule dhe Zejnep takohen dhe një herë me njëra-tjetrën. Çfarë do të thuhet mes tyre?

Zejnep dhe Turna i gëzohen shtëpisë së tyre të re. Gonul është e shqetësuar nga mënyra se si Zejnep u largua herën e fundit. Zejnep nga ana tjetër, për të shuar çdo dyshim, kërkon nga Duru kutinë e vjetër të kujtimeve të së ëmës biologjike. A janë të ngjashëm byzylykët e qëndisur? Sule është e vendosur të largohet nga Xhengiz. A do tja dalë ajo mbanë? Zejnep lë Turnën në duart e Durusë dhe vetë shkon të takojë Xhahiden. Çfarë kërkon ajo prej saj? Duke mos pasur më kontakt me Zejnep, Gonul detyrohet të takojë Turnën në shkollë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*