Nënë/ Xhengiz telefonon Zejnebin

Zejneb vendos se nuk ka asnjë mundësi tjetër veçse të pranojë ofertën e Alisë. Ajo shkon pranë apartamentit të tij, pasi kushti tij për të mos e publikuar lajmin, ishte që të kalonte një natë me të. Me lòt në sy, ajo i thotë se ka ardhur të bëjë çfarë të dojë vetëm të mos e ndàjë nga Turna. Sapo ajo fillon të zhvìshet, Ali e ndalon. Ai i thotë se donte vetëm të sigurohej se ajo do bëjë çdo gjë për Turnën, njësoj siç do bënte një nënë e vërtetë për fëmijën e saj. Zejneb e godet me shuplakë nga dinjiteti që ndjen të thyér.

Sakaq, Xhengiz gjen një numër telefoni të shkruar në një copë letër dhe mendon se Shule po e tràdhton. Ai e telefonon numrin disa herë por gjithnjë i del i fikur. Më pas Shule i tregon se është numri i mësueses së Melekut por ai nuk bindet dhe e telefonon derisa ia hap. Ai dëgjon zërin e saj dhe më pas e mbyll telefonatën. Sakaq, Shule shikon në oborrin e saj një lule të cilën ia ka dhuruar dikur Meleku për ditën e nënës, dhe ndihet kéq që nuk e ka vlerësuar kurrë. Anne 4. Bölüm Fotoğrafları

Nga ana tjetër, Ali i thotë Zejnebit se është i mahnitur nga devotshmëria që ajo ka për Turnën. Ai ka patur një rast ku babai fëmijës ia ka ofruar ta marrë të birin, por ai nuk ka mundur. Ai ka tentuar ta bëjë djalin të pranojë se në shtëpi i ushtrojnë dhunë, por fëmija kurrë nuk e ka pranuar. Ndaj ai nuk ka mundur ta dorëzojë në shërbimet sociale. Fëmija ka vdékur nga uria dhe dhuna e ushtruar nga babai tij.

Ndërsa Gonyli tashmë ka dalë nga spìtali. Ajo takohet me Zejnebin dhe i ofron ndihmën e saj për të regjistruar vajzën në shkollë, pa qenë e nevojshme të japë shumë dokumente. Ndaj, Zejneb me Turnën shkojnë të bëjnë pazarin për shkollë. Ndërsa pranë Gonylit do vijë Ali. Ai i thotë Gonylit se ka bërë shumë kërkime për të dhe e di se ka dalë kohët e fundit nga bùrgu, ku ka qenë e dënùar për vràsje. Ai kërkon të dijë nga Gonyli se çfarë e lidh atë me Zejnebin, aq sa për të rrézikuar sërish bùrgun vetëm për mirëqenien e saj. Anne 4. Bölüm Fotoğrafları

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*