Nënë/ Xhahide godet Gonulin për Zejnebin

Zejneb ndodhet në një rrugë pa krye. Ajo është në një situatë mjaftueshëm të komplikuar dhe strésuese për shkak të rishfaqjes së Shules në jetën e saj dhe Turnës, por tashmë po ndikon edhe Gonuli. Zejneb ka arritur të kuptojë vetë se ajo është nëna që e solli në jetë, për të cilën e di se e ka braktisur të vogël. Në të njëjtën kohë, është e njëjta Gonul që i ka qëndruar pranë asaj dhe Turnës në momentet më të vështira që kanë pasur.

Edhe Gonul e ka kuptuar se diçka nuk shkon me Zejnebin dhe se ajo po e shmang në një masë shumë të madhe. Duke mos ditur si të veprojë, Gonul përgatit shumë ushqime për t’ia dërguar Zejnebit në shtëpi. Gonul i përgatit dhe shkon, por për çudinë e saj, ajo nuk e gjen Zejnebin në shtëpi, por Durunë me Turnën. Megjithatë, ajo lë ushqimet mbi tavolinë dhe largohet.

Sapo vjen Zejneb në shtëpi, shikon ushqimet, mëson se i ka sjellë Gonuli dhe nuk lejon Turnën me Durunë që t’i hanë por i merr dhe ia kthen mbrapsht Gonulit. Ajo tenton t’i hapë zemrën e të flasë marrëdhënien e tyre aq delikate po sa të dhimbshme. Teksa Zejneb i kërkon llogari, Xhahide mbërrin në shtëpinë e Gonulit, dëgjon se çfarë po flitet mes saj dhe Zejnebit,dhe gòdet me shuplakë Gonulin duke e paralajmëruar t’i qëndrojë larg Zejnebit pasi për ta ka vdekur. Ato largohen duke e lënë Gonulin në tokë, të vetme.

Nga ana tjetër ndodhet Shule. Ajo po përjeton sërish tmerrin e të jetuarit me Xhengizin si parazit i cili i cënon të bijën përveçse atë vetë. Gjatë gjithë kohë, Shule kujton periudhën e lumtur të jetës së saj, kur ishte e dashuruar dhe e martuar, më pas se si ia doli të jetonte me Melekun shumë mirë, ndonëse me shumë mundim. Ajo ndjen mall për të bijën por ka ngecur mes saj dhe Xhengizit. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*