Nënë/ Shule rimerr Melekun

Pas largimit të Zejnebit bashkë me Xhahidenë, Gonulit i gjendet pranë vetëm komshiu saj, si gjithmonë. Të gjithë duket sikur do vuajnë raportin me të bijat. Të njëjtën gjë kalon edhe Shule. Ajo tashmë është sërish me Xhengizin, duke e parë të pamundur shpëtimin nga ai, me ose pa dëshirë. Një telefonatë do i vijë nga mikesha saj e vetme dhe e moshuar,e cila i ka qëndruar pranë më shumë se askush tjetër në jetë.

Asaj gjithmonë i ka dërguar letra false për të mos e lënë të dyshojë se mund të ndodhet në vështirësi. Ajo i tregon për Aliun i cili ka shkuar të pyesë për të, dhe më pas i flet për Melekun,por Shule detyrohet ta mbyllë me të shpejtë pasi nuk do që ta mësojë Xhengizi atë person të jetës së saj. Ajo merr një vendim; të rimarrë bijën e saj. Duke u larguar nga hoteli ku po qëndron me Xhengizin, ajo niset drejt e pranë shkollës së Melekut.

Shule shikon të bijën teksa përqafon Zejnebin e cila i ka blerë dorashka të reja. Ajo nuk e duron dot skenën që sheh dhe merr me fòrcë Melekun. Zejneb i vihet pas por tek këmbët e Shules dhe Melekut mbërrin një makinë që i merr ato menjëherë. Brenda makinës ndodhet Xhengizi. Melek thërret ‘nënë’ Zejnebin përtej xhamit të makinës, të cilës i lutet ta marrë e ta shpëtojë që aty. Zejnebit i mbetet në dorë njëra nga dorashkat e reja që kishte blerë për Turnën dhe qan teksa thërret të bijën.Ajo telefonon Shulen pa u ndalur por më kot, nuk do marrë asnjë përgjigje.

Tashmë Xhengiz i shkon në shtëpi shokut të tij jo vetëm me Shulen por edhe me Melekun. Ai nuk është aspak i kënaqur nga kjo situatë dhe se duhet të mbajë një familje të tërë në kurriz të tij. Nga e gjithë kjo ngjarje, Zejneb dhe Turna léndohen më së shumti. Pranë Zejnebit shkon menjëherë Ali, nga i cili ajo ka kërkuar vetë ndihmë.Por jo vetëm. Edhe Duru me Xhahidenë do i shkojnë në shtëpi Zejnebit për të mos e lënë të vetme në këtë dhìmbje të madhe. Nga ana tjetër ndodhet Turna, më e palumtur se asnjëherë. Shule përpiqet shumë që të rikthejë marrëdhënien e tyre të dikurshme, por e bija refuzon të hapë gojën para saj. Ajo bie në heshtje totale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*