Nënë/ Shule mbërrin në hotelin e Zejnebit

Me të mësuar nga Zejnebi që ajo nuk është motër biologjike me Durunë dhe Gamzen, kjo e fundit fillon të fajësojë nënën e saj Xhahidenë. Sipas Gamzes, ajo ka qenë gjithnjë në krah të Zejnebit, edhe pse nuk e ka lindur vetë, dhe se Zejnebit nuk i intereson aspak familja tyre meqenëse solli në shtëpi një fëmijë të rrémbyer. Me lòt në sy Duru kùndërshton fuqìshëm, dhe për të nuk ndryshon asgjë fakti që nuk është motra biologjike, për më tepër, duke ditur që sakrifikoi veten dhe u largua nga shtëpia për të mos vënë në rrézik anëtarët e tjerë të familjes. Në gjendjen që janë, Duru nuk e pranon të jenë një familje e vërtetë.

Ndërkohë, Zejnebi me Turnën janë larguar nga shtëpia. Ajo lajmëron Alinë dhe Gonulin për hotelin ku do qëndrojë me Turnën,pasi nuk do e përdorë më celularin, për të hùmbur gjurmë. Sapo shënon adresën, pranë Alisë vjen Shule, sërish e xhìndosur. Në një moment, ajo shikon letrën në të cilën shkruhet emri hotelit dhe me hamendësim, beson të jetë adresa e Zejnebit. Menjëherë niset për atje, e bindur që Zejneb ia ka rrémbyer të bijën.

Pa hùmbur kohë, Ali telefonon Gonulin pasi ndodhet afër hotelit dhe Zejneb nuk ka telefon. Me anë të recepsionit të hotelit, Zejneb mëson se Shule është nisur drejt tyre. Ajo lajmëron recepsionistin që të mos japë asnjë informacion mbi qëndrimin e saj në hotel. Por Shule nuk pranon të mbetet vetëm me përgjigjen e recepsionistit, ndaj ngjitet nëpër kate dhe dhoma, duke i ngritur të gjithë në këmbë. Në çastin e fundit, ajo hap derën e dhomës së Zejnebit, por ajo ka dalë nga dritarja.

Sakaq, duke u munduar të mbërrijë me të shpejtë tek Zejnebi, zonja Gonul pëson një aksìdent me makinë. Ali i gjendet pranë dhe thërret menjëherë ambulancën. Ai lajmëron edhe Zejnebin, dhe para se kjo e fundit të mbërrijë në spìtal, ai i shprehet Gonulit se e di lidhjen e vërtetë të saj me Zejnebin. Gonul e urdhëron që të mos i tregojë asgjë Zejnebit, pasi ka shumë frikë se nuk do e falë dhe do i largohet, ndërsa në këtë formë, mund t’i qëndrojë afër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*