Nënë/ Shule dhe Xhengiz përfundojnë në bùrg

Xhahide dëgjon Turnën me telefon në dorë që thërret ‘nënë’. Ajo e pyet se kujt po i drejtohej, por pa kthyer përgjigje, Turna shkon në dhomën e saj. Pranë Turnës shkon Duru teksa Zejneb zbret pranë së ëmës për t’i shpjeguar situatën. Duru lidh të gjithë copëzat e historisë; bisedën me mësuese Sezginin, ardhjen e Alisë në shtëpinë e tyre, lënien e papritur të punës si mësuese Zejnebi etj. Ajo gjithashtu zbret pranë pjesës tjetër të familjes, dhe pyet Zejnebin se çfarë lidhje ka Turna me Melekun që shfaqet e hùmbur në gazeta.

Pas shumë përpjekjesh për të ikur nga shtëpia pa u treguar asgjë, Zejneb përfundon duke shpjeguar se çfarë ka ndodhur që në fillim të historisë me Turnën. Gamze është e shqetësuar për mbarëvajtjen e martesës së saj kur të shpërndahet lajmi më tepër, dhe mbi emrin e familjes së tyre. Zejneb kërkon të largohet pa u shkàktuar asnjë dëm por Xhahide nuk e lejon. Ajo i thotë të dorëzojë Melekun në familjen e saj sa nuk ka ndodhur diçka më e madhe, por Zejnebn nuk pranon. Kjo e fundit, i kërkon nënës së saj që ta largojë nga çertifikata familjare atë, në mënyrë që çfarë do që të ndodhë me polìcinë, Xhahideja, Duru dhe Gamze të mos përfshihen.

Nga ana tjetër, Shule ka dëgjuar zërin e Melekur ndërmjet telefonit të Zejnebit, dhe nuk e heq dot nga mendja. Ajo kujton çdo detaj që e lidh me Zejnebin dhe Melekun. Në mbrëmje, asaj i duhet të shkojë në pavjon sërish. Kësaj here, ajo nuk do jetë aspak në gjendje që të veprojë siç i kërkohet, dhe përfundon duke i thyer gotën për kokë një klienti të rëndësishëm. Xhengiz ndërhyn për ta ndihmuar dhe të dy së bashku përfundojnë në bùrg për atë natë.

Sakaq, Gamze është shtatzënë dhe e ka ndàrë lajmin me të gjithë. Në kontrollin e rradhës tek gjinekologu, ajo mëson se fëmija saj ka probleme. Tashmë Gamze ndodhet në dyshime nëse do ta mbajë ose jo beben e saj. I fejuari Gamzes shkon të nesërmen për mëngjes në shtëpinë e tyre, dhe kur mëson se Gamze ka hije dyshimi për ta mbajtur, shpreh më lirshëm mendimin e tij. Sipas Mertit, më mirë ta heqin pasi do u bëhej bàrrë një fëmijë i sémurë. Kjo deklaratë e tij, do tròndisë Gamzen.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*