Nënë/ Ali kupton kush mban të fshehur Melekun

Zejneb kalon kohë me Gonylin pasi Meleku flen. Ajo fillon të ndàjë me të momente nga fëmijëria saj. Me lòt në sy, i tregon Gonylit se nëna saj e ka bràktisur e vogël, se ajo ka vuajtur shumë dhe se as nuk e mban mend fytyrën e saj. Zejneb shfryen me Gonylin, duke ia ndjerë zemra shumë të afërt, dhe më pas largohet për në dhomën ku ndodhet Meleku. Gonyl qan me shumë dhìmbje sapo mbetet vetëm.

Të nesërmen në mëngjes, Melek ndjehet shumë më mirë dhe ato falenderojnë Gonylin për mikpritjen dhe marrin të largohen. Gonyl ka edhe një dhuratë për Melekun, një palë këpucë. Më pas, me shumë butësi i afrohet Zejnebit dhe e këshillon të shkojë pranë nënës së saj e të mos endet hoteleve, pasi nuk është mënyra më e duhur për të qëndruar me një fëmijë.

Nga larg, Xhahide shikon Zejnebin që ndodhet në dyqanin e Gonylit, por sapo mbërrin Xhahide, Zejneb largohet. Xhahideja merr t’a gòdasë Gonylin por vetëpërmbahet. Ajo i thotë se nuk ka asnjë të drejtë t’ afrohet apo t’i flasë Zejnebit, ndaj e urdhëron t’i qëndrojë sa më larg të jetë e mundur. Me t’u larguar edhe Xhahideja, Gonyl hap gazetën dhe shikon lajmërimin që është bërë për hùmbjen e Melekut.

Zejneb fillimisht shkon në një park për të argëtuar Melekun. Aty bindet që do shkojë tek shtëpia e së ëmës, pa e ditur se pas saj është vënë Aliu, i cili po ndjék këtë ngjarje të Melekut. Zejneb mbërrin në shtëpinë e së ëmës, duke e prezantuar Melekun si vajzën e saj. Xhahideja shòkohet dhe zhgënjehet shumë që e bija ka një fëmijë prej 7 vitesh dhe ajo nuk është në dijeni për këtë. Nga ana tjetër, Ali ka hyrë brenda në shtëpi dhe po flet me Gamzen në lidhje me Zejnebin.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*