Nënë/ Ali frikëson Shulen me të vërtetat

Shule ka kërkuar strehim tek Ali dhe ai është treguar i gatshëm t’i bëhet ndihmë. Ato mbërrijnë në shtëpinë e tij, dhe Shule i tregon se ka shkuar në hotel, dhe nuk e ka gjetur Zejnebin me Melekun. Ali pranon se ka qenë në dijeni që Zejneb vetëm ka qëndruar aty dhe më pas është larguar. Më pas, pyet Shulen; nëse Melek është arràtisur vetë nga shtëpia dhe po qëndron me Zejnebin, duhet ta ketë një arsye. Ai e fton të shkojnë në polìci, të padìsin Zejnebin, por nëse del se ajo nuk ka qenë shumë korrekte me përgjegjësitë e saj si nënë, atëherë mund të futet vetë në telashe.

Nga ana tjetër ndodhet Duru me Gamzen, që e fillojnë ditën me një grìndje shumë të madhe. Gamze nuk pranon që Duru të shkojë të takojë Zejnebin pasi nuk e kanë më motër, dhe se gjithmonë është ulur Gamze për faj të Zejnebit. Duru nuk pranon asnjërën nga akùzat e pabaza që Gamze po bën ndàj saj dhe Zejnebit dhe gjithmonë do e ketë motër. Duru mbërrin tek Zejnebi, e cila frìkësohet se mos ajo bëhet shkak që Duru të ftohte nga Gamze, por Duru është e bindur se do i qëndrojë pranë njësoj siç do i qëndronte Zejnebi asaj.

Sakaq, atë ditë, Turna i lutet Zejnebit që të mos shkojë në shkoll. Duke qenë se është rritur gjithmonë me dhunë dhe duke e kundërshtuar mbi çdo kërkesë, Turna çuditet kur Zejneb pranon që atë ditë të mos shkojë ajo në shkollë. Sipas Zejnebit, ndodh ndonjëherë që nuk ke dëshirë të shkosh pasi nuk ndihesh mirë. Ajo kalon ditën me Durunë dhe nën kujdesin e Gonulit.

Të nesërmen në mëngjes, me tu ngritur nga gjumi, Ali fton sërish Shulen që të shkojnë në polìci të padisin Zejnebin. Ajo sërish nuk pranon. Ali thotë se ka studiuar shpesh situatën e një gruaje si ajo; mund të jetë thjesht e pafuqishme të mbrojë veten dhe të bijën nga i dashuri saj dhe kështu përfundojnë duke u bërë të dyja vìktìma. Madje ai aludon se mund të ketë ardhur në Stamboll për t’u arràtisur nga polìcia e qytetit të saj.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*