Në karantinën e ‘Nihalit’! Aktorja e njohur turke tregon këto ditë të vështira në ìzolìm

Hazal Kaya, aktorja turke e njohur prej disa roleve si “Maral” ose “Nihal” nga “Dashuri e ndaluar”, po i shijon shumë këto ditë në shtëpi, e vetizoluar me bashkëshortin dhe djalin.

Aktorja ka publikuar foto nga shtëpia dhe ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Ali u pëlqen shumë të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kanë dalë jashtë duke zbatuar rregullat e vendosura.

“Duhet të mbajmë distancën sociale prandaj unë dhe bashkëshorti im nuk kemi dalë nga shtëpia”, tha ajo.Hamile Hazal Kaya, evde nasıl vakit geçiriyor? Ali Atay, ev ...

“Ne na pëlqen shumë të qëndrojmë në shtëpi, jemi shumë mirë. I kërkojmë të gjithëve të kujdesen për veten dhe të mos dalin nga shtëpia”-tregoi aktorja.

Ajo postoi edhe një foto ku tregonte librin që po lexon gjatë këtyre ditëve.

Së fundmi Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me producentin Ali Atay.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*