Ndryshe nga seriali! Ja si duket ‘Mesude’ e ‘Lule të Vetmuara’ në jetën reale

Aktorja turke Derya Artemel është bërë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Mesudes” në serialin “Lule të vetmuara”.

Ndryshe nga seriali, në jetën reale aktorja 39-vjeçare është shumë e lumtur me martesën e saj. Ajo është e martuar me aktorin Mehmetcan Diper i cili është djali i aktores së mirënjohur Nazan Diper.

Derya dhe Mehmetcan u martuan dy vite më parë me një dasmë ku ishin të ftuar një rreth i ngushtë shoqëror dhe familja.Ünlü dizi oyuncusu dünya evine girdi (Medyaradar Özel)

Mediat kanë publikuar disa foto nga dasma e çiftit. Ndërsa vetë ata publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk mungojnë deklaratat e dashurisë.

Çifti duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit teksa nuk i ka lidhur vetëm dashuria, por edhe profesioni.

Derya dhe Mehmetcan aktrojnë bashkë në teatër. Çifti janë bashkë prej disa vitesh dhe lidhjen e tyre nuk kanë mbajtur aspak të fshehur nga syri i publikut. Më poshtë ju sjellim disa foto të tyre.DeryaArtemel Instagram posts - Gramho.com

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*