NBA/Lakers dominojnë në Perëndim, Bucks ecuri rekord me Antetokounmpon

Vazhdon forma e mirë e Los Angeles Lakers, që 24 orë pasi mposhtën Denver Nuggets, iu imponuan me rezultat të thellë 96-121 edhe Utah Jazz. Kalifornianët u shfaqën solidë në mbrojtje dhe përfituan edhe nga gabimet e vendësve, që humbën plot 19 topa. Edhe në këtë përballje inspirues për Lakers ishin Anthony Davis dhe LeBron James, që shënuan respekivisht 26 dhe 20 pikë, ndërsa për Jazz nuk mjaftuan 29 pikët e Donovan Mithchell dhe 23 të Bojan Bogdanovic.

Mbeten të pandalshëm edhe Milwaukee Bucks, të cilën regjistruan fitoren e 13 radhazi në parketin e Detroit Pistons me rezultatin 103-127. Pas vetëm një muaj e gjysmë të sezonit të rregullt, Milwaukee rezulton të jetë skuadra me ecurinë më të mirë. Edhe në këtë rast shkëlqeu i zakonshmi Giannis Antetokounmpo me 35 pikë e 9 “rebound”, në 28 minuta lojë.

Dallas Mavericks seleksionuan suksesin e 15-të sezonal (6 humbje), pasi iu imponuan 121 – 114 Minnesota Timberwolves. Bëhet fjalë për fitoren e 9-të në 10 takimet e fundit. Luka Doncic këtë radhë e mbylli me 22 pikë, 6 asiste e 7 “rebound”, ndërsa shënuesi më i mirë për Mavericks rezultoi Dwight Powell me 24 pikë.

Boston Celtics likuiduan Miami Heat 112-93, falë paraqitjes mbresëlënëse të Jaylen Brown, autor i 31 pikëve, i mbështetur nga Kemba Walker me 28 pikë.

Nuk ka fund kriza për Golden State Warriors, që u dorëzuan pa kushte 106-91 ndaj Charlotte Hornets. Spikati Graham me 33 pikë, 9 asiste dhe 7 “rebound”, ndërsa Rozier shtoi edhe 25 pikë të tjera për skuadrën me pronar legjendën Michael Jordan.

Rezultatet:

Charlotte Hornets-Golden State Warriors 106-91

Detroit Pistons-Milwaukee Bucks 103-127

Orlando Magic-Phoenix Suns 128-114

Atlanta Hawks-Brooklyn Nets 118-130

Boston Celtics-Miami Heat 112-93

Chicago Bulls-Memphis Grizzlies 106-99

Oklahoma City Thunder-Indiana Pacers 100-107

Dallas Mavericks-Minnesota Timberwolves 121-114

Utah Jazz-Los Angeles Lakers 96-121

Portland Trail Blazers-Sacramento Kings 127-116/Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*