NBA, Lakers dhe Lebron kthehen tek fitorja, Trae Young i çmend të gjithë me rekordin e tij

Atlanta Hawks guard Trae Young, front, drives past Denver Nuggets center Nikola Jokic during the first half of an NBA basketball game Tuesday, Nov. 12, 2019, in Denver. (AP Photo/David Zalubowski) ORG XMIT: CODZ109

Los Angeles Lakers u rikthye menjëherë te fitorja në NBA duke arritur suksesin e 8-të në 10 takime. Kalifornianët të cilët kryesojnë konferencën e Perëndimit triumfuan në shtëpinë e Phoenix Suns me rezultatin 123-115 në një ndeshje ku shkëlqyen të përhershmit Anthony Davis dhe LeBron James por edhe talenti Kyle Kuzma. Në Arizona Davis e mbylli ndeshjen me 24 pikë, 12 rebound dhe 4 asiste ndërkohë që Kyle Kuzma shtoi 23 pikë dhe 4 rikuperime poshtë tabelës. Paraqitje mbresëlënëse edhe ajo e mbretit James me 19 pikë 7 rebound dhe 11 asiste.

Te Phoenix më I miri mbi parket ishte spanjolli Ricky Rubio që shënoi 21 pikë. Atlanta Hawks prishi ecurinë pozitive të Denver Nuggets duke ulur me këmbë në tokë skuadrën nga Colorado pas 4 fitoresh rresht, ndërkohë që u rikthye te suksesi pas 3 humbjesh radhazi.

Meritat në suksesin 121-125 të Hawks shkojnë të gjitha për yllin e ri të NBA Trae Young. Ky i fundit ishte thjeshtë spektakolar me 42 pikë 4 rebound dhe 11 asiste me 21-vjeçarin që vendosi një rekord të ri pasi u bë lojtari më i ri në historinë e NBA që realizon të paktën 30 pikë dhe 10 asiste në 3 ndeshje radhazi. Mori fitoren e 7-të në këtë sezon Miami Heat që në Florida kaloi pa shumë vështirësi me shifrat 117-108 Detroit Pistons. Jimmy Butler dhe Nunn me nga 20 pikë secili ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për Miamin. Nuk di të ndalet Utah Jazz që mori fitoren e 4-t rresht falë suksesit 119-114 ndaj Brooklyn Nets. Mitchell me 30 pikë bëri të pavlefshme edhe paraqitjen e mirë të Kyrie Irving për Brooklyn që realizoi 27 pikë në këtë sfidë./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*