NBA/Doncic një “monstër”, 41 pikë kundër Harden, 5 fitore radhazi për Mavericks

TPesë fitore radhazi për Dallas Mavericks dhe sërish paraqitje mbresëlënëse e Luka Doncic. Talenti 20-vjeçar slloven ishte protagonist absolut në suksesin e skuadrës së tij 123-137 në parketin e Houston Rockets, ku iu kushtua më shumë rëndësi spektaklit sesa lojës mbrojtëse, sidomos në pjesën e parë, që u mbyll me avantazhin e thellë 29-45 të Mavericks. Rockets arritën ta ngushtonin në vetëm 5 pikë diferencën në fillim të periodës së fundit, por Doncic vendosi të mbyllte llogaritë e në fund rezultoi lojtari më i mirë i ndeshjes me 41 pikë, 10 asist e 6 “rebound”.

Ndihmëse të madhe në këtë sukses të Mavericks dha edhe Tim Hardaway me 31 pikë, ndërsa për Rockets James Harden iu afrua “triple double” me 29 pikë, 11 asiste dhe 8 “rebound”.

Edhe Los Angeles Clippers shënuan fitoren e pestë radhazi, duke iu imponuar 134-109 New Orleans Pelicans në “Staples Center”. Paraqitje super e Montrezl Harrell, autor i 34 pikëve dhe 12 “rebound”-eve, ndërsa Kawhi Leonard e Paul George realizuan respektivisht 26 dhe 18 pikë. Për miqtë më i miri rezultoi Ingram me vetëm 24 pikë.

Po në Perëndim, Denver Nuggets mposhtën Phoenix Suns 116-104. Vendimtare perioda e katërt, gjatë së cilës Jokic me shokë shënuan një rezultat të pjesshëm në favor 37-27. Shënuesi më i mirë rezultoi Millsap me 23 pikë.

Rezultatet:

Houston Rockets – Dallas Mavericks 123-137

New York Knicks – Brooklyn Nets 101-103

Washington Wizards – Sacramento Kings 106-113

Denver Nuggets – Phoenix Suns 116-104

Los Angeles Clippers – New Orleans Pelicans 134-109/Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*