Mor po vërtetë kemi shpikur kaq shumë?

Ka objekte të shumta që, nga koha kur janë shpikur, nuk janë përsosur në vijim, si gota, luga, çekiçi. Kur Philip Stark-u deshi të ndryshonte formën e agrumeshtrydhëses prodhoi një object shumë të bukur, por që I linte farat të binin në gotë, ndërsa shtrydhësi klasik I agrumeve I mbante bashkë me tulin.
Dje në leksion u nxeha kur gjeta një makinë elektronike që kushtonte qimet e kokës dhe I projektonte keq pamjet: tabela e vjetër me ndriçim, për të mos folur për elpidioskopin e vjetër, I projektonte më mirë.

Ndërsa shekulli I XX po I afrohet fundit, lind pyetja nëse përnjëmend në këto njëqind vjet kemi shpikur vërtetë shumë-shumë, gjëra të reja. Tërë gjërat që përdorim përditë janë shpikur në shekullin e XIX.

Po rëndis disa: trni (vetëm se makina me avull I takun shekullit të mëpërparshëm), automobile (me indrustinë e naftës që nënkupton), anijet me avull që vihen në veprim vetëm nga helika, arkitektura e betonarmesë dhe rrokaqielli, nëndetësja, hekurudhat e nëndheshme, dinamoja, turbina, motori Diesel me naftë, aeroplani (eksperimenti përfundimtar I vëllezërve Ëright duhet të ketë ndodhur tre vjet pas fundit të shekullit), makina e shkrimit, gramafoni, diktofoni, makina qepëse, frigoriferi dhe ushqimet në kuti, qumështi I pasterizuar, çakmaku I purove dhe I cigars, bravat e sigurisë Yale, ashensori, lavatriçja, hekuri elektrik për hekurosje, stilografi, goma fshirëse, letra thithëse, pulla e postës, posta pneumatike, ëater closet, zilja elektrike, ventilator, fshesa me korrent (1901), makina e rrojes me brisk, shtretërit portativë, poltroni I berberit dhe karrigia e rrotullueshme për zyra, shkrepësja me fërkim dhe shkrepësja e sigurt, pardesyja, zinxhiri I rrobave, paramana, pijet e gazuara, biçikleta me koperton dhe kamerdare, rrotat me rreze çeliku dhe transmisioni me zinxhir, omnibusi, trami elektrik, hekurudha e mbingritur, celofani, celuloidi, fibrat artificiale, dyqanet e mëdha për të shitur tërë këtë mall dhe – nëse më lejoni – ndriçimi elektrik, telefoni, telegrafi, radioja, fotografia dhe kinemaja. Babbage shpiku makinë llogaritse e aftë të bënte gjashtëdhjetë e gjashtë mbledhje në minutë, dhe jemi kështu në rrugën e kompjuterit.
Sigurisht, shekulli ynë na dha elektronikën, penicilinën dhe shumë barna të tjera që na zgjatën jetën, lëndët plastike, shkrirjen bërthamore, televizionin dhe lundrimin hapësinor.

Ndoshta diçka më ka shpëtuar, por është gjithaq e vërtetë që stilografët dhe orët më të kushtueshme, sot, orvaten të riprodhojnë modelet klasike të njëqind viteve të shkuara, dhe në një Zarf të vjetër vërej se përkryerja e fundit në fushën e komunikacionit – që do të ishte Interneti – e kapërcen telegrafinë pa fill të shpikur nga Marconi me një telegrafi me fill, duke shënuar kështu kthimin (mbrapsht) nga radioja te telefoni.

Të paktën dy nga shpikjet tipike të shekullit tonë, lëndët plastike dhe shkrirja bërthamore, po bëhet çmos të lihen mënjanë sepse vihet re që molepsin dhe ndotin planetin. Progres nuk do të thotë domosdoshmërisht ecje përpara me çdo çmim. Kërkova të më kthenin sërisht tabelën time me ndriçim.
2000

Marrë nga libri i Umberto Eco “Pape Satan Aleppe – Kronika të një shoqërie të lëngshme”
Përkthyer nga Agim Doksani, Mariana Ymeri
Botuar nga shtëpia botuese “Dituria”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*