“Messi tek Manchester City? Një transferim që do shkatërronte futbollin”

Daily Mail ka analizuar të gjitha shifrat e transferimit të mundshëm të yllit të Barcelonës: ja faktorët pro dhe kundër.

Ulja e pagës, të drejtat e imazhit, komisione të agjentëve dhe të tjera klauzola të shtuara. Transferimi i mundshëm i Leo Messi tek Manchester City do të shkatërronte indrustrinë financiare dhe komerçiale të futbollit? Është kjo pyetje që po shtrohet në Angli, pas prishjes së yllit argjentinas me klubin katalanas.

Daily Mail ka analizuar këtë çështje duke intervistuar ekspertët më të mirë të fushës dhe duke rënditur faktorët pro dhe  kundër këtij transferimi tw bujshëm.

Sipas Dr. Robert Wilson, ekspert i ekonomisë së futbollit dhe profesor në Universitetin e Sheffield, Leo Messi do duhej të ulte pretendimet për pagën pasi klubet në Premier League nuk mund t’i lejojnë vetes paga stratosferike pas pandemisë që goditi ndër të tjera edhe industrinë e futbollit. “Por nëse në ekip ke dikë si Messi – shkruan e përditshmja britanike – duhet të pranosh dicka ndryshe nga ajo që quhet normë.” Pagës do i shtoheshin të gjitha bonuset që një klub paguan në bazë të golave të shënuar, asisteve, ndeshjeve të luajtura dhe mbi të gjitha titujve të fituar. City është favorite për të fituar Premier League dhe Champions League. “Bonuset do të dyfishonin ose trefishonin pagën bazë. Nëse bonusi i finales së Champions League është 112 milion euro, vetëm Messi do përfitonte rreth 11 milion.”

Messi – Manchester City, faktorët  pro

Por ka edhe faktorë pozitivë  nga ky transferim, faktorë që nuk duhen nënvlerësuar. Një avantazh i menjëherëshëm, sipas avokatit sportiv Taylor Heath, do ishte ai i lidhur me shitjen e biletave. “Pavarësisht suksesit të madh të Manchester City, Etihad Statium vazhdon të ketë ende bosh dhe padyshim transferimi i Messit do sillte një ndryshim të menjëhershëm në këtë aspekt.” Në të njejtën mënyrë do ndikonte edhe në shitjen e të drejtave televizive.

Nuk do ndodhte kështu me fitimet e fanellave pasi fitimet do i merrte sponsori teknik Puma. “Firma e njohur paguan liçensën për prodhimin dhe shitjen e fanellave dhe fitimet do i shkonin asaj dhe jo klubit.”

Në mbyllje të raportit të sjellë nga Daily Mail thuhet: “Totali i efekteve që do sillte një transferim i Messit tek City mund të shkaktojë dëme të jashtëzakonshme në industrinë e futbollit.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*