Memphis i prish festën Parker-it, Golden State prek fundin, Toronto “bie” ndaj Clippers

Memphis Grizzlies i prish festën francezit Tony Parker. Në mbrëmjen që San Antonio tërhoqi fanellën me numër 9 të cilin Parker e mbajti veshur nga viti 2001 deri në 2018-ën duke fituar edhe 4 herë titullin e NBA me këtë skuadër. Në AT@T Center Spurs u mposhtën me rezultatin e ngushtë 109-113. Për skuadrën teksane kjo ishte humbja e 5-të në 10 ndeshje dhe e 4-ta në 5 ndeshjet e fundit. Dillon Brooks dhe Jaren Jackson ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për miqtë nga Tenessee pasi të dy sëbashku realizuan 45 pikë duke udhëhequr Memphis drejt fitores së 3-të sezonale. Me një James Harden monstruoz dhe një Rusell Ëestbrook në formë shumë të mirë, Houston Rockets mori fitoren e 4-t rresht pasi triumfoi në transfertën ndaj Neë Orleans Pelicans me shifrat 116-122. 39 pikë realizoi mjekëroshi Harden në këtë sukses ndërkohë që Westbrook e mbylli sfidën me 26 pikë 5 rebound dhe 4 asiste. Vazhdon kriza e Golden State Warriors që pa dyshen Curry-Thompson e ka të pamundur të ringrihet teksa pësoi humbjen e 4-t rresht pasi u mposht brenda në Oakland me rezultatin 108-122 nga Utah Jazz. Është vërtetë e çuditshme por pas 11 ndeshjeve të para Warriors pozicionohen në vendin e fundit të konferencës së Perëndimit me 2 fitore dhe 9 humbje. Pas triumfit ndaj Los Angeles Lakers, kampionët në fuqi të Toronto Raptors nuk arritën të bënin të njëjtën gjë duke u mposhtur këtë herë në Staples Center nga Los Angeles Clippers me rezultatin 98-88. Ishi i madh i sfidës Kaëhi Leonard iu afrua shumë triple-double edhe pse pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte Lou Williams me 21 pikë./Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*