‘Memo’, ‘Jamaç’ apo ‘Mert’? SI i ndryshoi jeta aktorit të madh turk

Jamaçi i Çukurit ose Memo i serialit ‘Mrekullia në qelinë e 7-të’ bëhet sërish tema kryesore e portaleve dhe gjithashtu fansave mes njëri tjetrit. Fama e tij ka qenë shumë e madhe që në filmat e parë që ka marrë pjesë, por hovin e tij më të lartë ia dha personazhi ‘Mert’ tek ‘I infiltruari’, dhe prej një kohe të gjatë, edhe personazhi ‘Jamaç’ tek seriali Çukur. Ky serial ende nuk ka mbaruar, është në sezonin e tij të tretë.

Së fundmi ai ka realizuar filmin ‘Mrekullitë në qelinë 7’, me rolin e personazhit Memo, me bijën e tij Ova, dhe marrëdhënien e tyre më speciale se çdo raport tjetër ‘baba-bijë’. Përveç lajmeve të pafundme, publikimeve në revistat më prestigjoze dhe zemrave të njerëzve, ai ka fitur edhe 3 milionë fansa më tepër në rrjetin e tij social Instagram.Darau on Twitter: "Ova y memo viéndote como chillas… "

Por jo vetëm. Aras Bulut ka fituar pëlqimin e fansave të tij, me sjelljen që ka treguar. Ky është një detaj të cilin ndjékësit e tij e spikasin tepër, pasi kanë vënë re se shumë nga pjesa tjetër e personave publik, kanë mungesë thjeshtësie dhe afrimiteti me fansat që kanë. Ama Aras, në çdo herë që është rastisur në rrugë apo evente, ka treguar shumë thjeshtësi, të cilën e kanë admiruar.

Sakaq, përtej punës së tij si një aktor shumë profesionist, ai është edhe model. Ai ka modeluar duke reklamuar rrobat e firmës ‘DeFacto’, sëbashku me aktoren e njohur Asli Enver, duke formuar kështu një çift shumë simpatik.Një tjetër faktor që ka ndikuar në famën e tij është edhe bukuria, gjë që ka tërhequr vëmendjen e shumë e shumë vajzave.Mediat turke shkruajnë se Aras Bulut Iyenmli do të bashkohet në ...

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*