Mbyllet çështja CR7 te Juventusi, Ronaldo gati të korrigjojë gabimin

Çështja Cristiano Ronaldo në shtëpinë e Juventusit pritet të kalojë pa dëme të shumta. Ylli portugez e ka kuptuar gabimin që bëri në momentin e zëvendësimit ndaj Milanit dhe kur të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren portugeze pritet tu kërkojë falje shokëve të skuadrës te Juventusi në dhomat e zhveshjes. Drejtuesit e klubit bardhezi do ta kalojnë këtë çështje pa asnjë gjobë dhe për këtë ka mjaftuar ai postim i Ronaldos në profilin e tij në Instagram në fund të sfidës./Burimi:Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*