Lule të Vetmuara/ Xhenku bràktis Kaderin

Vizita e paprítur që Ejlyli i bëri Serkani për shkàk të xhélozisë, u bë shkàk për pajtimin e tyre. Serkanit i pëlqeu shumë fàkti që Ejlyli e shprehu xhélozinë që e ka nga dashuria, dhe shkoi të mbrojë marrëdhënien e saj të shenjtë me Serkanin. Sado që Nazani téntoi ta dëbònte, ajo sërish qëndroi kokëfòrtë derisa arriti të thýejë edhe një dritare të shtëpisë.

Të nesërmen, Ejlyli është duke kaluar pranë shtëpisë së Serkanit kur shikon Defnenë me Kemalin duke folur fshéhurazi. Nga biseda tyre, Ejlyli mëson se ka qenë Defne ajo që ka bashkëpunuar me Kemalin për t’i futur në bùrg. Për më tepër, Kemali ténton të përfitojë nga fríka e Defnesë për ta shtënë në dorë. Mes tyre ndërhyn Ejlyli e cila mbron Defnenë dhe i kujton se me kë ka bashkëpunuar.

Më në fund, për vajzat e jetímores do mbërrijë një lajm i bukur. Kësaj here, vajza me fat është Songyli. Në jetímore pranë saj dhe shoqeve vjen i ati, Sadullahu. Ai u lë të dijë se ka marrë një telefonatë nga kushërinjtë e tij, të cilët i lënë të dijë se është ndàrë një shumë parash për të, pasi janë shitur tokat e përbashkëta të prindërve të tyre. Me ato para, Sadullah mendon të marrë një shtëpi për të dalë më vete me të bijën.

Nga ana tjetër, Defne fillon të krítíkojë nënën e saj për mungesë parash. Ajo kércénon vazhdimisht se do fillojë të kërkojë nënën biologjike për t’u larguar nga Nazani. Ndaj, kjo e fundit, e kap të bijën nga krahu dhe e dërgon të shohë nga larg se kush është nëna biologjike. Defne shikon skàmjen dhe rikthéhet tek Nazani. Ndërkohë, për Kaderin do vijë një tjetër bòmbë, kësaj radhe nga Xhenku. Ai e bràktis atë.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*