Lule të Vetmuara/ Xhemre gòdet me shùplakë Ejlylin

Nazani shkon të thérrasë vajzën e saj për t’iu bashkuar sofrës për të ngrënë, por nuk e gjen atë në dhomë. Duke menduar t’i sistemojë dhomën, ajo shikon në raftin e Defnesë, rroba të reja, me etiketa që tregojnë se janë të firmave të shtrenjta. E shòkuar, ajo i merr në duart e saj, dhe është koshiente që Defne nuk ka para për t’i blerë.  Ajo përbàllet me Defnenë, e cila nuk e mòhon që i ka vjédhur, madje e pranon duke e parë në sy. Mes tyre nis një zénkë tepër e réndë.

Nga ana tjetër, Mesudeja me Byshren vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpinë e Sadullahut dhe Songylit, por mes tyre është Zehra ajo që e ka shumë bézdi prezencën e tyre. Ajo arrin të marrë numrin e Kemalit nga telefoni Ejlylit dhe e telefonon, duke i treguar adresën e vendndodhjes së gruas dhe thjeshtrës së tij. Pa vònuar àspak dhe i shoqëruar nga polícia, Kemali shkon dhe merr Mesudenë me Byshren.

Ndërkohë në shkollë, Serkani shkon pranë Ejlylit për të diskutuar çështjen e Atakanit dhe ai pranon xhelozinë që ka patur ndàj tij. Ejylli jo vetëm nuk e pranon apo e fal Serkanin, por as që e dëgjon deri në fund dhe largohet. Në jetímore, Xhemre provon ta këshillojë Ejlylin në lídhje me Serkanin por ajo i hakérrehet duke i thënë se mesa duket, Xhemreja paska prítur rastin e parë për të ‘zënë’ Serkanin për vete. Menjëherë pas këtyre fjalëve, Xhemreja e gòdet Ejlylin me shùplakë.

Sakaq, Merti dhe Merali do kalojnë kohë në shtëpinë e Mertit duke shikuar film. Merti kërkon më tepër se kaq, duke téntuar të ketë kontakt fizik me Meralin, gjë që kjo e fundit nuk e do. Pasi ai provon ta detyrojë me zòr, Merali e shtýn duke e hédhur atë pa ndjénja në tokë. Edhe për Songylin nuk do jetë një mbrëmje e këndshme. Ajo zbùlon që ka qenë Zehra ajo që ka lajmëruar Kemalin, dhe Zehra e pranon, duke shtuar se Songyli tashmë s’mund të bëjë asgjë pasi Sadullahu do besojë gjithmonë Zehranë. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*