Lule të Vetmuara/Songyli sërish del kùndër Gynejit

Songyli vjen në shtëpi, pikërisht në momentin kur Gyneji po i shprehte Meralit gjithë acàrimin që ajo po i shkàktonte, duke u përgatitur për lëndët e saj të shkollës, të cilat kanë të bëjnë të gjitha me zërin, ndaj asaj i duhet të ushtròjë nota gjatë gjithë kohës. Megjithatë, Songyli i ndërprèt dhe u tregon se ka aplìkuar për punë. Gyneji çùditet, duke qenë se ia kishte bërë të qàrtë që për shkàk të shtàtzanisë nuk duhet të pùnojë, por sërish Songyli ka bërë mendjen e saj. Për ta qetësuar Gynejin, ajo i premton se do làrgohet nga puna në mòmentin e parë që të ndjejë lòdhje.

Nga ana tjetër ndòdhet Kaderi e vètme, pa àsnjërën prej vajzave pranë vetes. Ajo është mèrzitur aq shumë, sa thuajse është sèmurë dhe as që lèviz nga shtrati saj. Pranë i shkon Zehra, e cila mùndohet ta màrrë me të mira, por më kot, nuk ia dèl. Duke mos pàrë zgjìdhje tjetër, Zehra shkon tek Ezhderi dhe i kùjton se ka edhe përgjègjësi mòrale ndaj Kaderit, ndaj duhet të bëjë dìçka për të. Ezhderi prànon t’i qèndrojë prànë, dhe për ta ngùshëlluar, i tregon se edhe ai me Ajhanin, babanë e Kaderit, janë grìndur shumë shpèsh me njëri tjetrin.

Megjithatë, thèkson se kjo nuk ka ndìkuar në dàshurinë e pastër që kanë pasur në mènyrë recìproke, edhe pse fàjin prànon ta ketë pàsur vetë Ezhderi në të shùmtën e rasteve. Ai e bën Kaderin të mèndojë më pòzitivisht dhe të ndìhet më mirë, e më pas làrgohet. Sakaq, komisar Aliu jèp dorëhèqjen pasi eprori tij mëson se Kadiri ia ka mbàthur dhe për këtë e fàjëson atë. Një ditë pas dorëhèqjes nga puna, në shtëpinë e tij vijnë dy persona të Kadirit, me një valixhe të mbùshur me pàra, si shpèrblim për ndìhmën që dha për arràtisjen e Kadirit.

Aliu prèmton se është i gàtshëm për të tjera bashkëpunime, me të tjera shùma të mëdha pàrash. Këtë e dëgjon edhe Ferideja, e cila zgjèdh të mos e bèsojë tërësisht si fillim, duke menduar se diçka tjetër mund të fshìhet pas kësaj. Që aty, ajo shkon për të takuar Hedijen. Kjo e fùndit, ka punuar aq shumë, sa trupi saj nuk ka dùruar më, dhe tàshmë i dùhet të qèndrojë për një kohë vetëm e shtrirë. Doktori i dètyron të màrrë règjim shtràti, por Hedija mèrzitet sepse nuk ka si të kalojë ndrýshe kohën. Ajo rrèfen se puna ka qenë mòtivi i jetës së saj dhe tashmë nuk e ka më.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*