Lule të Vetmuara/ Mesude mëson se është shtatzënë

Vajzat ndodhen në mensën e jetímores duke ngrënë darkën. Mes tyre ka ende shumë tensíon. Gyneji telefonon Ejlylin dhe i kërkon të flasë me Kaderin. Ai i tregon kësaj të fundit se Songyli nuk është shpërngùlur tek i ati, vetëm për hir të saj, duke e ditur traùmën që po kalon. Ndaj, i kërkon me përùlje që të mos bëhet pengésë për Songylin. Kështu, Kaderi i ‘vërsùlet’ Songylit duke i thënë të mos e trajtojë më si fëmijë pasi nuk është nëna saj.

Për Kaderin nuk do mjaftojë vetëm kjo. Të nesërmen në shkollë, ajo qëndron me Xhenkun në pushimin ndërmjet orëve. Xhenku fillimisht mundohet ta argëtojë duke e ftuar në kinema e të tjera vende të këndshme, por mërzía e Kaderit është ende e freskët ndaj refùzon. Gjendja e rëndùar e Kaderit e lòdh Xhenkun, aq sa arrin të ndàhet. Kaderi zhgénjehet më shumë se kurrë, dhe përveç saj edhe shokët e Xhenkut zhgénjehen nga ai. 

Nga ana tjetër, Serkani është shumë i prékur nga puna që nëna tij është e detyruar të bëjë, vetëm për t’i mbàjtur. Ai nuk i duron dot sjelljet ankuese të së motrës dhe mundohet ta ndihmojë shumë Nazanin. Teksa niset për në punë, Nazani takohet me Mesudenë. Kjo e fundit i tregon se pa dashur, i ka shpëtuar nga goja që ajo punon si lavapjatëse dhe këtë ia ka thënë Serkanit. Në moment, Mesudesë i bíe të fíkët dhe e dërgon Nazani në spítal.

Në spítal mësojnë se Mesudeja është 2 muajshe shtatzënë. Ky lajm do i vijë si bòmbë asaj. Sakaq, Xhemre ka zgjedhur Meralin si modelen e saj në reklamimin e modes së thjeshtë që do të bëjë. Për ta ndihmuar, shkon edhe Ejlyli. Teksa Ejlyli rregullon Meralin për t’u dukur sa më mirë në foto, fotografi vëren buzëqeshjen e Ejlylit dhe i kërkon asaj të bëjë rolin e modeles. Kjo do krijojë zénka mes Ejlylit dhe Meralit.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*