Lule të Vetmuara/ Songyl mbërrin në duart e àrmiqve

Songyli largohet me Hikmetin për në Sinop, fshéhurazi nga të gjithë. Edhe pse e vendosur që të shpëtojë jetën e babait, ajo sërish insíston të kthéjë Hikmetin nga vendimi i tij duke iu pëérgjéruar, por më kòt. Me autobus ato të dy mbërrijnë në mesnatë në familjen e Hikmetit. Songylin e présin në derë gruaja e Hikmetit sëbashku me ‘vjehrren’ e saj të ardhshme. Ajo u kujton të gjithëve se Songyli nuk do jetë një nuse e mirëfilltë por si një péng që ato do e mbajnë për gjatë gjithë jetës.

Ndërkohë, mungesa e saj ka filluar të vërehet nga të gjithë. Të shqétësuara vajzat fillojnë të diskutojnë me njëra-tjetrën se ku mund të ndodhet Songyli. Në dhomën e tyre mbërrin një vajzë tjetër jétime, shumë më e vogël se ato. Ajo u tregon atyre se Songyli ka lënë një letër për to në bahçe. Me nxítim vajzat shkojnë të gjejnë letrën dhe me rradhë e lexojnë atë me rreshtat ku Songyli ka shkruar për secilën prej tyre.  Me lòt në sy ato telefonojnë Sadullahun dhe kuptojnë nga ai se për ku dhe përse është larguar Songyli.

Sakaq, Banu dhe Mesude janë të vendosura në biznesin e tyre, duke e parë si të vetmen rrugë për të dalë njëherë e mirë nga vàrfëria, me para që fitohen me mund dhe djérsë. Si gjithmonë, nëpër këmbët e tyre vërtitet Kemali për t’iu príshur punë. Ai nuk i lë rehat derisa bind Mesuden, dhe më pas të dy sëbashku bíndin Banunë që ai të fillojë punë pranë tyre.

Pasi vajzat komunikojnë me babain e Songylit, Sadullahun, ato menjëherë lajmërojnë Feridenë të cilat e shohin si shpëtimin e tyre të vetëm. Në ato momente, Ferideja ndodhet në një débat të madh me Toprakun, të cilën e ka nxítur Ozlemi, por megjithatë ai nuk e lë  vetëm por shkojnë që të dy për t’iu gjendur pranë vajzave. Të gjithë siç janë, bashkë me Gynejin dhe Serkanin nisen për në Sinop për të shpëtuar Songylin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*