Lule të Vetmuara/ Songyl kapércen péngésën e fundit për martesë

Kaderi dhe Merali duan t’i bëjnë sùrprízë Xhemresë, duke besuar në aftésitë që shoqja tyre ka në dízenjimin e rrobave, veçanërisht fustanava lùksozë për evente. Ato të dyja marrin fletoren e mbùshur me dizenjime, dhe e dërgojnë në postë. Ajo që Merali dhe Kaderi nuk dinë, është se ato foto, para tyre, i ka marrë dhe dërguar Defneja. Ajo do i prezantojë si krijimet e saj, për të fituar konkùrsin.

Nga ana tjetër, pa lajmëruar askénd, Songyli shkon pranë zonjës Neriman në zyrë, tek e cila ndodhet kujdestaria e Songylit. Ajo i kërkon që t’ia japë atë kùjdestari, pasi ka vendosur të martohet. Fillimisht zonja Neriman kundérshton dhe kërkon të dijë se sa e bíndur është për martesë, pasi mosha saj është shumë e vogël, por Songyli kércénon se do nxjérrë shumë probleme në jetímore në rast se nuk bën siç ajo po kérkon. Kështu, e detyruar, zonja Neriman i jep kujdéstarinë. 

Sakàq, Banu vëren në shtëpi Mesudenë e cila gàtuan gjatë gjithë kohës. Ajo kupton se Mesudeja gatuan shumë shpejt dhe gjithmonë me shije shumë të mirë, pa gàbuar në përmàsa. Kështu, ajo i pròpòzon që të dyja së bashku të ngrénë një biznes. Duke qenë se Banu është díplomuar për administrim dhe Mesudeja gatuan aq mirë, ato mund të krijojnë një kompani të vogël ushqimi.

Fillimisht Mesudeja tërhíqet dhe është e pasígurtë, por Banu insíston aq sa arrin ta bíndë. Menjëherë të nesërmen në mëngjes, ato ngríhen shumë herët dhe përgatísin ushqímet për t’i prezantuar në intervistën e parë të punës. Pavarësisht sinqerítetit të tépruar të Mesudesë, ato janë të kénaqur me shijen që ofron. Ndaj, Banu dhe Mesude marrin aprovimin e parë të biznesit të tyre të vogël.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*