Lule të Vetmuara/ Serkan bën plan të arrátiset me Ejlylin

Për çfarë do të flasë Serkan me Toprakun? Songyl pasi dëgjon një bisedë mes Sedës dhe Aliut vendos të largohet nga shtëpia e tyre duke u lënë një letër. Çfarë është shkruar në të? Serkan i shpreh dashurinë Ejlylit. Si do të reagojë kjo e fundit ndaj ndjenjave të tij? Si do të jetë përballja mes Kader dhe nënës së saj?

Defne fut në shèrr Xhemren dhe Ejlylin. Ejlyl përpiqet të shfajèsohet por Xhemre e kèqkupton çdo fjalë të saj. Kader mëson se Songyl ka numrin e telefonit të nënës së saj por nuk i ka treguar. Kader prish shoqërinë me Songylin dhe bëhet shoqe me Xhemren.

Toprak mëson se Defne e ka gènjyer dhe i ati nuk e ka rráhur kurrë. Kader mëson se nëna e saj quhet Banu dhe gjen adresën e saj. Songyl dëgjon prindërit birësues duke folur fshehtas për ndárjen e pasurisë dhe ofèndohet. Songyl vendos të largohet nga shtëpia dhe i lë një letër lamtumire.

Serkan bën plan të arrátiset me Ejlylin por kjo e fundit nuk pranon. Kader shkon në shtëpinë e nënës së saj dhe përballet me të. Ajo mëson se e ëma ka një vajzë. Nënë e bijë përqafohen mes lòtësh. Nëna i tregon Kaderit se ishte e detyruar ta linte në jètimore pasi ishte shumë e re kur e lindi atë. Kader i lutet të ëmës ta marrë por ajo nuk mundet. Kader largohet e lènduar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*