Lule të Vetmuara/ Seher arréstohet pasi Salih e ka padítur atë

Si do të shkojë konkursi mes dy jetímoreve. A do të mund të fitojnë vajzat e jetímorës së Neriman? Seher arrestohet pasi Salih e ka kallëzuar atë. Si do të jetë përballja mes tij dhe Meralit? Si po shkon marrëdhënia e Ekrem dhe Banu? Gynej i tregon Songylit se babai i tij e tràdhton nënën.

Xhenk përpiqet të afrohet me Kaderin por ajo e réfuzon. Songyl, Kader, Ejlyl, Xhemre dhe Meral marrin pjesë në një konkurs me vajzat e një jetímoreje tjetër. Kader, Ejlyl, Songyl dhe Meral arrijnë t’i gjejnë saktë pyetjet falë kujtimeve të tyre të së shkuarës. Xhemre mëson se vajzat e jetímores tjetër janë në gjendje shumë të vështirë dhe vendos t’i ndihmojë.

Ajo përgjigjet gabim në pyetjen e fundit me qëllim që të fitojë grupi tjetër. Neriman nuk e pranon humbjen e vajzave të saj dhe kundërshton. Policia arreston Seherin. Ekrem ndahet nga Banu. Meral së bashku me Feriden dhe vajzat shkojnë në spítal për të biseduar me burrin që sulmoi Seherin. Meral i lutet të tërheqë denoncimin por ai nuk pranon dhe nuk tregon të vërtetën.

Kemal mëson se Busra i ka dhënë disqet miqve të saj dhe xhindoset.  Meral është e gatshme të bëjë gjithçka në mënyrë që të mos e humbasë nënën e saj. Seher përfundon në bùrg ndërsa Meral rikthehet në jetìmore.  Nazan bën një veprim që do të ndikojë në jetën e të gjithëve për të shkàtërruar Kemalin.

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*