Lule të Vetmuara/ Një vajz e re vjen në jétimore

Ngjàrja e ndodhur natën e fejesës së Feridesë me Toprakun, la gjùrmë të thélla dhe të rénda tek të gjithë. Ferideja nuk ndalon së fàjsuari veten e saj duke hamendësuar se nëse nuk do i kishte thírrur asgjë nuk do iu kishte ndodhur atyre. Topraku insiston gjatë gjithë kohës tek Ferideja për ta bindur atë që ta mbledhë veten e të rikthéhet në punë por më kot. Edhe vajzat nga ana tjetër nuk reshtin së tròkituri në portën e saj duke e ditur se ajo ndodhet brenda në shtëpi edhe pse ajo nuk përgjigjet. Sërish pas mbàrimit të mësimit, të gjitha sëbashku mbërrijnë në derën e saj dhe sërish pa asnjë përgjigje.

Pas kthImit nga shtëpia e Feridesë, vajzat ndàlen në rrugë duke diskutuar se çfarë mund të bejnë për ta bindur atë se askush nuk e shikon si fàjtore. Ndërkohë, para syve kanë një moshatare por ndryshe nga ato, duket se është një vajzë shumë e pasur. Ato nisin ta përqeshin me njëra-tjetrën duke patur ‘fobi’ nga njerëzit e pasur. Për çùdinë e tyre, këmbët e vajzës drejtohen për në jétimore. Ajo quhet Laina dhe është detyrùar të strehohet në jétimore pasi prindi i saj i vetëm i mbetur, babai, ka përfùndùar në bùrg.

Fillimisht vajzat nuk e mirëprésin duke e menduar atë vetëm si një pasanike të pa hunepsshme. Jétimorja vendos që vajza e re të ketë dhe të flejë në shtratin që dikur i përkiste Meralit. Sado që vajzat e tjera kùndrshtòjnë, vendimi i drejtoreshë Nerimanit nuk ndryshon. Madje gjatë një momenti Laina thërret Songylin në përkëdheli me të njëjtën fjalë që dikur e thërriste Merali. Të gjithë mundohen ta qetësojnë Songylin dhe ti kujtojnë se vajza e ardhur nuk e njeh dhe nuk di asgjë mbi Meralin. Të nesërmen në shkollë, vajzat shikojnë se kanë pak màngësi në mësime.

Për të qenë të përgatitura mirë për provimet që kanë, atyre iu duhet të marrin kurse private por nuk kanë mundësi financiare. Ato vendosin që të mbledhin të gjitha paratë që zotërojnë dhe meqenëse sërish kursi privat nuk mjafton për të gjitha, mendojnë që të shkojë vetëm njëra të mbajë shënime dhe më pas t’iua shpjegojë të tjerave. Ndër to Kaderin e telefonon nëna e saj, Banuja. Ajo i kërkon para Kaderit duke e vënë në pozitë me përmendjen e foshnjës që ka në bark të cilën Kaderi e ka motër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*