Lule të Vetmuara/ Neriman i ngre kùrth Feridës

Gokhan i përplàs Xhemresë në fytyrë disa të vërteta mbi nënën e saj. Feridës i ngrihet nja kùrth nga Neriman. Për çfarë bëhet fjalë? Mesude tenton të vetëvrìtet. A do të mundet Ejlyl të mbërrijë në kohë që ta ndalojë atë?

Songyl miqësohet me Gynejin. Gokhan sillet ashpér me Xhemren dhe i tregon se nëna e saj e tòrturònte nënën e tij kur ajo punonte pastruese. Xhemre mérzitet nga ato që mëson dhe nëna e Gokhanit i qëndron pranë. Neriman ia lë fajin Ferides për ankésën në jétimore. Feride ndihet në fàj dhe Toprak i qëndron pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Kader i tregon Ejlylit se Kemali është bërë shofer. Defne porosit pica vetëm që të shohë Gokhanin.

Ajo e fton Gokhanin në shtëpi por Nazani e pérzé. Nazani urdhëron Defnen të mos bëhet shoqe me njerëz jo të rangut të tyre por Defne e kundérshton. Mesude tenton të bëjë vetëvràsje. Byshra thërret Ejlylin por këtë të fundit nuk e lejojnë të dalë nga jétimorja në mes të natës. Meral telefonon Feriden dhe me të marrë vesh lajmin ajo niset për në jétimore.

Ejlyl dhe Feride shkojnë në shtëpinë e Mesudes dhe e shpëtojnë para se ajo t’i japë fund jetës. Mesude i lutet Ejlylit t’i kërkojë falje Kemalit. Ejlyl e detyruar pranon dhe i vë të ëmës një kusht. Ajo kërkon që ato së bashku të kalojnë një ditë të lumtur pa Kemalin.Ejlyl shkon në piknik me nënën dhe motrën. Tefik vendos t’i tregojë të vërtetën Xhemres.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*