Lule të Vetmuara/ Nazani shpëton Mesudenë

Mesude del nga spítali dhe shkon në shtëpinë e saj, pranë Byshres dhe Metinit. Teksa fëmijët flenë, ajo mendon për të gjitha padréjtësitë që i ka bërë Ejlylit, duke i besuar Kemalit, i cili që në fillim kishte pasur qëllime të kéqia ndaj saj. Mesudeja nuk e fal dot veten për çfarë i ka shkàktuar Ejlylit, kështu që vendos të mbýsë veten, me gaz, duke u ndrýdhur në kuzhinë.

Për fatin e saj të mirë, në momentin e fundit mbérrin rastësisht Nazani, e cila kishte shkuar atje për tjetër arsye. Ajo shikon Mesudenë përtej xhamit dhe kupton se çfarë po ndodh. Kështu, hyn brenda, hap të gjitha dyert dhe dritaret për të héqur ajrin e kéq dhe shpëton Mesudenë në moment të fundit. Nazani e krítíkon ashpér që sërish mendoi vetëm për veten, duke harruar se dikush të kujdéset për Byshren dhe Metinin.

Nga ana tjetër, Songlyi dhe Gyneji nuk ndihen mirë që të réndojnë mësues Toprakun dhe Feridenë, ndaj kërkojnë për zgjidhje tjetër. Situatës së tyre të vështirë do i afrohet Zehra. Ajo provon të afrojë fëmijët me Selinin, nënën e Gynejit, ndaj bën rolin e njérkës që do të shikojë thjeshtrën të lumtur. Por, Gyneji nuk pranon në asnjë mënyrë. Kështu që, opsioni vetëm është të gjejnë një shtëpi të vogël me qera.

Ndërkohë, çështja e Ejlylit vijon të jetë shumë krítíke. Kemali është i vendosur të mos flasë, ndërsa polícia nuk ka më diçka në dorë. Ato mbéten tërésisht të pashprésë dhe nuk mendojnë se do arríjnë ta shohin më Ejlylin. Por Xhemre ka një mendim. Ajo, së bashku me shoqet dhe shokët, bòtojnë në gazeta lajmin e rrémbímit të Ejlylit dhe dalin në rrugë për t’i shpërndàrë vetë gazetat, derisa dikush t’i ndihmojë duke i thënë se e ka parë Ejlylin. 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*