Lule të Vetmuara/ Nazan shkon në jètimore dhe pòshtëron Ejlylin

Mesude takohet fshèhurazi me Kemalin dhe i jep atij para. Çfarë do të kërkojë Serkan nga babai i tij? Kader merr një telefonatë nga nëna e saj. Çfarë ka për t’i thënë ajo? Nazan shkon në jètim0re dhe p0shtèron Ejlylin. Cila është arsyeja? Xhemre ka ditëlindjen. A do të kujtohet kush për t’ia uruar asaj? Feride dëgjon një bisedë të vajzave…

Ejlyl i përgjër0het të ëmës ta shpëtojë nga Kemali por ajo ende nuk i beson fjalëve të së bijës. Serkan i kërkon para b0rxh të atit në mënyrë që të ndihmojë Ejlylin. Kemal justifikohet para Mesudes dhe e bën për vete me gënjeshtra. Ejlyl nuk pranon të marrë para nga Serkani. Tefik mendon se Serkan ia kërkoi paratë për të blerë dr0gë dhe kontrollon sendet e tij për të zbuluar. Feride dhe Toprak vendosin të mbesin vetëm shokë me njëri-tjetrin.

Defne përdor Meralin për të bërë detyrat e shkollës. Kader merr një telefonatë nga e ëma dhe em0cionohet kur i dëgjon zërin. Ajo nuk arrin dot të flasë shumë gjatë me të ëmën dhe pret me orë të tëra para telefonit për një tjetër telefonatë. Songyl mendon se prapa telefonatës fshihet Nerimani.

Tefik dhe Nazan i kërkojnë llogari Serkanit se për çfarë i do paratë. Serkan nuk pranon të tregojë por Defne e kupton që ato para i vëllai i do për Ejlylin. Ferides i prishet çezma dhe kërkon ndihmën e Toprakut. Ky i fundit nuk ja del dot. Nazan shkon në jètimore dhe akùzon Ejlylin se i ka kërkuar para Serkanit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*