Lule të Vetmuara/ Mesude merr përsipër fájin për vrásjen e Kemalit

Mesude merr përsipër fájin për vrásjen e Kemalit në mënyrë që të shpëtojë vajzën e saj. Si do ta përjetojë këtë Ejlyl bashkë me motrën e saj? Kader merr një dhuratë nga nëna e saj. Për çfarë bëhet fjalë? Xhemre përballet me Defnen duke e paralajmëruar atë të qëndrojë larg shoqëve të saj. A do të mundet Kemal të shfaqet dhe të shpëtojë Mesuden nga bùrgu?

Mesude e merr fájin përsipër dhe deklaron para pòlicëve se ishte ajo që e vráu Kemalin. Vajzat e jètimores lirohen nga qèlia. Ejlyl mëson se e ëma ka marrë fájin përsipër dhe shpërthen duke qárë. Nazan bën skándal në komisariatin e pòlicisë dhe nuk e lejon Serkanin të qëndrojë me Ejlylin.

Nerimani qòrton vajzat dhe i lëndon me fjalët e saj. Nazan kèrcènon Serkanin se do ja shkátërrojë jetën Ejlylit. Ejlyl detyrohet të thërrasë hallën e saj për t’u kujdesur për vëllain ndërsa Byshra përfundon në jètimore me Ejlylin. Nëna e Kaderit i dërgon asaj një telefon dhe i lë një vend takimi.

Kader shkon atje me shpresën se do e shohë të ëmën por ajo nuk shfaqet. Kader largohet e lënduar dhe i thotë të ëmës mos ta telefonojë më kurrë. Songyl, Kader, Xhemre dhe Meral i bëjnë një surprizë Byshrës për t’i rikthyer asaj buzëqeshjen. Gratë e bùrgut rráhin Mesuden.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*