Lule të Vetmuara/ Mesude dhe Byshra mbeten në mes të rrugës

Banu merr Kaderin nga jétimorja për të kaluar disa momente të bukura si nënë e bijë sëbashku. Mesude bashke me Byshrën tashmë pa një çati mbi kokë shkojnë të kërkojnë ndihmë te Ejlyl. Si do ta presë kjo e fundit nënën e saj? Te kush do të gjejnë strehim ato? Si do t’i shkojë takimi i parë Songylit me Gynej?

Songyl, Ejlyl, Xhemre dhe Meral i japin lamtumirën Kaderit. Kjo e fundit shkon me nënën e saj në shtëpinë e re. Mesude shkon në jétimore me Byshrën dhe i tregon Ejlylit se do ndàhet nga Kemali. Ejlyl nuk e beson më të ëmën pas gjithë ngjarjeve të fundit. Mesude dhe Byshra mbeten në mes të rrugës dhe pa një vend për të fjetur.

Xhemre vendos t’i ndihmojë dhe i çon në shtëpinë e Gokhanit. Nëna e Gokhanit i mirëpret në shtëpi Mesuden dhe Byshrën. Gokhani tregon se edhe babai i tij i pérzinte çdo ditë prej shtëpie. Songyl del në takim me Gynejin por jo gjithçka shkon si duhet. Kader kalon një ditë të bukur me nënën e saj në parkun e lojërave.

Defne mendon t’i thotë të vërtetën Xhemres dhe për pak i tregon Gokhanit. Ejlyl ndihet kéq që nuk po e ndihmon nënën e saj. Feride e këshillon Ejlylin t’i japë edhe një shans të ëmës. Banu merr me të mira Kaderin dhe i kërkon t’i japë pàlcë Derinit. Kader pranon vetëm që e ëma ta dojë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*