Lule të Vetmuara/ Mes Songylit dhe Gynejt nisin shkëndijat e një dashurie

Songyl dhe Gynej ndodhen në vështirësi. Çfarë do të ndodhë me ta? Ejlyl përballet me Kemalin dhe nënën e saj, dukë i thënë se burri i saj vazhdon ta pérndjékë atë. A do ta besojë Mesude kësaj herë bijën e saj? Banu vazhdon të màshtrojë Kaderin duke i thënë se shumë shpejt do ta marrë në shtëpi atë. Songyl ndihmon Gynejin të shesë në treg. Ata ia mbàthin kur shohin pòlicinë. Mes Songylit dhe Gynejt nisin shkëndijat e një dashurie.

Banu i thotë Kaderit se do ta marrë në shtëpi por bashkëshorti i saj Sedati nuk do e marrë vesh që ajo është vajza e saj. Neriman e ka futur Feriden në një kùrth që ta heqin nga puna për shpërdorim detyre. Feride zihet me Banun dhe nuk pranon që ajo ta marrë Kaderin. Kader mbron të ëmën dhe pranon çdo kusht të saj. Ejlyl shkon në shtëpi dhe i bërtet Kemalit për dhuratën që i bëri.

Mesude trònditet kur mëson se dhurata e Kemalit ka qenë për Ejlylin. Ajo kupton që Ejlyli ka thënë të vërtetën. Mesude i drejton thìkën Kemalit dhe tentòn ta vràsë. Ejlyl vrapon rrugës zbàthur dhe lëndòn këmbën. Serkan kujdeset për Ejlylin. Gynej i propozon Songylit por ajo nuk ia ka falur shpìfjen që bëri ndaj saj dhe vajzave ditën kur përfunduan në bùrg.

Songyl mëson se Banu do e marrë Kaderin dhe i thotë se ajo po e përdor. Kader nuk e dëgjon Songylin pasi dëshiron të jetojë me nënën me çdo kusht. Mesude shkon në dyqan për t’u interesuar për këpucët por Kemal ka bërë një plan për të dalë i pafajshëm. Banu i tregon Sedatit se e gjeti personin që do të japë palcën dhe i kërkon ta birësojnë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*