Lule të Vetmuara/ Merali zgjohet nga kòma

Banuja ndodhet ende në shtëpinë e Mesudesë, kur i fillojnë kòntràktimet e para të lindjes. Ajo nuk pranon të shkojë në spítal pasi është ende herët për të lindur dhe kontrata me çiftin që do blejë foshnjën thotë se fëmija duhet të lindë në muajin e nëntë, pasi ka plotësuar të gjitha javët. Mesudeja lajmëron Kaderin dhe me zòr e dërgojnë atë në spítal. Kaderi arrin të bindë të ëmën që të lindë fëmijën pasi rrezíkohet jeta e saj dhe e foshnjës.

Ditët kalojnë dhe Defnesë i duhet të marrë përgjigjen e ADN-së për të mësuar njëherë e mirë nëse nëna e saj biologjike është Nazani apo jo. Ajo e merr letrën nga spítali por nuk gùxon ta hapë. Defne endet nëpër parqet e qytetit duke u kërkuar kalimtarëve që ta lexojnë letrën për të. Më në fund njëri prej kalimtarëve pranon t’ia lexojë dhe Defne mëson se fjalët e Xhemresë ishin të vërteta. Ajo dhe Serkani janë të birësuar. 

Sakaq, të gjitha vajzat vazhdojnë të shkojnë rregullisht tek Merali duke shpresuar zgjimin e saj. Gjatë vizitave, ato i tregojnë Meralit ngjarjet e fundit që u kanë ndodhur duke u mùnduar t’ia zbukurojnë që Merali të mbùshet me energji pozitive. Për një moment Merali fillon ti lëvizë gishtat por këtë moment askush nuk arrin ta shohë. Vajzat janë të sjellùra me kokë tek njëra-tjetra kur Merali hap sytë. Ato shikojnë mrekullinë që u ndodhi me rikthímin e shoqes së tyre.

Nëna e Gynejit mëson se djali i saj është ndàrë prej Songylit dhe për këtë shkon të vizítojë Kaderin pas shkollës. Duke iu drejtuar një zarf të mbùshur  me para, ajo falënderon Kaderin por kjo e fundit i lë të dijë se nuk ka pasur gisht në këtë punë. Songyli vëzhgon nga larg dhe mendon se letrën e Mertit ia ka dhënë Kaderi Gynejit. E révòltuar ajo oféndon dhe fàjëson shumë réndë shoqen e saj, duke mos pranuar as që ta dëgjojë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*