Lule të Vetmuara/ Meral mëson të shkuarën e saj të trìshtë

Neriman dyshon se Seher e génjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të ëmën.

Ajo léndohet kur Banu nuk pranon t’i flasë. Gynej vendos ta prezantojë Songylin me prindërit e tij. Mesude tenton të  hìdhet nga një pallat pasi Kemali nuk pranon të kthehet në shtëpi.

Kemal nuk rikthehet dhe madje e filmon veprimin e Mesudes për të kércënuar më pas Ejlylin. Meral mëson të shkuarën e saj të trìshtë. Ajo dhe Seher vendosin të shpërngulen në një shtëpi të re për të jetuar bashkë. Xhemre dhe Gokhan kalojnë një ditë të bukur me njëri-tjetrin. Gokhan i propozon për martesë Xhemres.

Ata planifikojnë një të ardhme së bashku dhe janë shumë të lumtur. Toprak fillon të njohë anën e panjohur të Ferides. Songyl inatoset kur mëson se Kader i ka shitur rrobat. Lule të Vetmuara transmetohet çdo ditë nga E hëna në të Shtunë ora 16:04 në TvKlan. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*