Lule të Vetmuara/ Meral, Kader dhe Xhemre gjejnë ku ndodhet Mesude

Zehra, e detyruar nga Songyli, shkon tek Kemali për të mësuar ndonjë të re mbí vendndodhjen e Mesudesë, mbi të cilën askùsh nuk është në dijeni. Por, sado që përpíqet, Zehra nuk arrin të nxjérrë asgjë të re nga Kemali. Madje, ai e nxjérrë nga shtëpia. Teksa làrgohet, Zehra merr çelësin e shtëpisë së tij fshéhurazi. Në një moment, ajo fùtet brenda dhe gjen të vetëm djalin e vogël të Kemalit. Ajo e merr dhe largohet. Por, nuk mùnd ta mbaje gjatë në shtëpi pasi dihet të Kemali do tròkasë aty.

Prandaj e dërgojnë djalin, Metinin, tek shtëpia e Feridesë. Ndërkohë, vajzat kanë kërkuar ndihmën e Mertit dhe të gjitha së bashku kanë shkuar në një studio radioje. Pranë tyre ndodhen si gjithmonë edhe Gyneji me Serkanin. Ndonëse nuk duan ta falënderojnë Mertin që po i ndihmon, ato e bëjnë. Meralit i vjen radha për të folur e kënduar në radio, ku i drejtohet Ejlylit. Ajo i lë të dijë se e kanë màrrë mesazhin e ndihmës në letër dhe të gjithë po e kërkojnë, ndàj të mos fríkësohet àspak.

Fjalët e Meralit i dëgjon edhe Ejlyli pranë së cilës ndodhet një radio e vogël e hershme. Tashmë ajo ndihet pak më e sigurt. Pas përfùndimit të regjistrimit në studio, vajzat dhe djemtë shkojnë në shtëpinë e Feridesë. Teksa ato ndodhen aty duke menduar se duhet të dorézojnë fëmijën në políci pasi po kryejnë një krím, Kemali ka shkuar me políci në shtëpinë e Sadullahut. Polícia bën kòntròllin por nuk arrin të gjejë asgjë. Kemali tregon se ka qenë Zehra ajo që ka treguar vendin e Mesudesë, por Songyli e mbron.

Sapo mérr të largohet, Kemali bën një gabím dhe nga goja i shpëton vendi ku ka dërguar Mesudenë. Vajzat e kërkojnë por nuk e gjejnë. Më pas, me ndihmën e Byshres mësojnë mbiemrin vajzëror të Mesudesë dhe kështu arrijnë ta gjejnë. Së bashku me Feridenë, të gjithë shkojnë pranë Mesudesë, nga e cila marrin aprovimin se Kemali ka gràbítur Ejlylin. Madje, Mesude ka filluar të lëvizë më tepër. Sakaq, Zehra sërish bën plane të rénda mbí ndàrjen e Songylit nga Gyneji.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*