Lule të Vetmuara/ Kemali bíe në kùrthin e tij

Dy shokë, teksa udhëtojnë për në një vend, u príshet makina, ndàj detýrimisht ndàlen. Duke qenë në vend thuajse të hùmbur, në mes të pyllit, ato ecin në këmbë për të kërkuar ndíhmë. Teksa ecin, shikojnë një makinë të bardhë të cilës i afrohen menjëherë. Në krah të makinës, ndodhet një djalë i pajétë.  Ai është Atakani. Të alàrmuar, djemtë telefonojnë polícinë menjëherë.

Polícia mbërrin dhe arrin të deshífrojë kùfomën. Prandàj, ato telefonojnë Feridenë. Me shumë kéqardhje, patrulla polícore i jep lajmin e gjetjes së Atakanit por të pajétë, si pàsojë e hùmbjes së madhe të gjàkut për disa ditë me rradhë. Ferideja nuk arrin ta përmbàjë veten, ndàj gjen ngùshëllim tek vajzat. Ajo u tregon atyre làjmin dhe të gjitha qàjnë në supin e njëra tjetrës. Làjmin e Atakanit e mëson edhe Ejlyli nga radioja në shtëpizën ku ndodhet.

Përveç Ejlylit, atë e dëgjon edhe Kemali. Ky i fundit, disa orë më parë e kishte detyruar Ejlylin që të shkruante sërish një letër për shoqet e saj, gjoja se është shumë mirë dhe po kënaqet me Atakanin në shtëpinë e tij. Kemali bën çmosin që ta ndalojë postierin dhe të mos e dërgojë atë letër pasi kështu do kuptohet që Ejlyli po detyrohet të shkruajë ato letra, duke qenë se Atakani është gjetur në mes të pyllit. Por letra mbërrin në duart e vajzave.

Pas letrës, është shkruar në një cep të vogël fjala ‘ndihmë’. Ato bëjnë gjithë lidhjen e ngjarjes ndàj vendosin që ta dërgojnë në polici. Tashmë janë të gjithë të bindur se Kemali ka grabitur Ejlylin. Sakaq, Songyli do vërë Zehrën para pozitës pasi e kërcënon se do i tregojë Sadullahut punët që ajo ka bërë fshehurazi. Ndàj, misioni Zehrës është të bindë Kemalin që t’i tregojë vendin ku e ka dërguar Mesudenë. A do arrijë ajo?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*