Lule të Vetmuara/ Kemali merr një lajm të kéq

Kemali merr një telefonatë të rëndësishme e cila i kërkon të paraqítet në një vend të caktuar. Ai shkon, dhe merr lajmin e vdékjes së babait të tij. Kemali pyet personin përbàllë nëse babai ka vuàjtur duke vdékur apo ka pasur një vdékje të qetë. Pasi mëson se ai ka mbýllur sytë i qetë, Kemali mërzítet. Duke kujtuar tortùrat që i ati i ka bërë në fëmijëri, Kemali uron që ai të kishte ndërrùar jetë në vështírësi. Ai largohet nga spítali dhe gjatë rrugës, i hedh në mbéturina të gjitha sendet e mbétura nga babai tij.

Gjatë kohës që Kemali nuk ndodhet në shtëpi, Ejlyli komunikon me Byshren dhe së bashku me Atakanin, shkojnë të marrin Mesudenë. Ejlyli kërkon që të shpëtojë të ëmën dhe motrën nga mízorítë që ato përjétojnë si pàsojë e jetesës me Kemalin. Së bashku me Atakanin, ato shkojnë në shtëpinë e Songylit dhe babait së saj. Të gjithë mblídhen aty, ndërsa Zehra ankòhet përse Songyli nuk i ka marrë leje asaj fillimisht.

Nga ana tjetër, Defneja nuk e përtýp dot faktin që nuk kanë më para dhe nuk mund të blejë rroba e të tjera gjëra aq sa do. Ajo shkon përsëri në një dyqan firmato, dhe merr rroba të tjera. Në mënyrë shumë të fshéhtë, ajo largohet nga dyqani, me rrobat e vjédhura në çantë. Me të shkuar në shtëpi, i sistemon në raftin e saj, duke shpresuar të mos ia shohë mamaja saj, Nazani. A do arrijë ajo t’i pérdorë fshéhurazi apo do zbùlohet nga e ëma?

Ndërkohë, Merali është shumë entuzíaste për lídhjen e saj të re me Mertin. Ai gjithmonë ka qenë i dhënë pas Songylit, aq sa ka provuar ta ndàjë nga Gyneji, që ta merrte për vete. Ai e ka ftuar që të kalojnë disa orë në shtëpinë e tij, për të shikuar së bashku një film. Më e lumtur se kurrë, Merali fotografon veten me Mertin, duke treguar ku ndodhen dhe çfarë po bëjnë, e më pas i poston në rrjete sociale. Të gjithë mendojnë që ajo po kalon një kohë të mrekullueshme, por askush nuk e di se Merti do téntojë të abùzojë me të. Çfarë do ndodhë kur ajo të provojë të mbrojë veten?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*