Lule të Vetmuara/ Kemal nuk ndalon së shqetësuari Ejlylin

Si do të shkojë tashmë marrëdhënia nënë e bijë mes Kader dhe Banusë? Çfarë po e shqetëson Nerimanin? Meral kërkon të hàkmerret nda Defnes dhe shoqeve të saj. Çfarë ka menduar ajo? Kemal vazhdon të shqetësojë Ejlylin. Çfarë do të ndodhë me Alejnën? Banu shkon në konvikt dhe i kërkon falje Kaderit. Kjo e fundit e ka kuptuar që Banu nuk e do aspak dhe i kërkon të largohet. Banu tenton të vràsë veten duke i dalë para makinave.

Kader shpëton të ëmën dhe pajtohet me të. Kemal mëson nga Mesudja se Ejlyl nuk e ka pranuar që ai e ka ngàcmuar séksualisht. Songyl ndihet fajtore për zjàrrin në konvikt pasi nuk i dha për të ngrënë Gylxhanit. Konviktin e jétimores duan ta prishin. Neriman dhe Feride trònditen kur e mësojnë këtë. Meral i merr telefonin Defnes dhe publikon në rrjete sociale foton e Alejnas me fustan nate. Xhemre përpiqet të ndalojë Meralin por nuk ia arrin dot.

Të gjithë në shkollë tàllen me Alejnan. Alejna akuzon Defnen se e ka publikuar ajo foton. Defne akùzon Xhemren. Mes vajzave nis shérri . Xhemre merr thyerje disipline pa patur faj. Alejna largohet me vrap nga shkolla duke qàrë dhe përplàset nga një makinë. Kemal dërgon ushqime në konvikt por Ejlyl nuk i pranon. Neriman dhe Feride e përzënë Kemalin nga konvikti dhe nuk e pranojnë ndihmën e tij.

Kader takohet me të ëmën për një drekë dhe në të njëjtin restorant rastis edhe Gynej me babain e tij. Gynej habitet kur mëson se Kader ka një nënë ndërsa babai i tij njihet me Banun. Nga biseda mes tyre Kader mëson se babai i Gynejit nuk e pranon lidhjen e tij me Songylin. Kader detyrohet t’ja mbajë të fshehtë këtë Songylit për të mos e mërzitur. Defne mëson që Alejna ka bërë aksìdent dhe fajëson Xhemren.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*