Lule të Vétmuara/ Kaderi vjédh paratë e shoqeve

Banuja dhe Mesudeja takohen rastësisht në një qendër interneti. Mesudeja ka shkuar me vajzën e saj të vogël për të  bërë një lajmërim pasi dëshiron të lëshojë me qera njërën nga dhomat e shtëpisë, duke qenë se i mùngojnë paratë. Bisedën mes Mesudesë dhe të bijës e dëgjon edhe Banuja. Ajo i vetëofròhet për të qenë qeramarrëse. Fillimisht, Mesudeja nuk pranòn por më pas bíndet. Me të shkuar në shtëpi, Banuja telefonon Kaderin.

Kaderi ishte nisur për në kursin e matematikës por ndalon tek e ëma për ta vizituar. Banuja i kërkon para dhe Kaderi i jep të gjithë kursimet e saj. Duke mos u mjàftuar, Banuja kërkon të tjera por Kaderi thotë se nuk janë paratë e saj. Duke i bërë mòral dhe présion, e më pas me kércënime, Kaderi détyrohet t’ia japë. Ajo nuk shkon në kurs por as nuk i tregon vajzave, duke vazhduar génjeshtrën, si zgjidhja e vetme.

Nga ana tjetër, Xhemreja ndíhet shumë keq për gjendjen e saj dhe véndos të làrgohet nga konvikti për të bërë një xhiro, e vétme. Ajo shkon në park. Në atë moment, dikush i hédh para Xhemresë me idenë se ka dalur të kérkojë monédha méshire. Ferideja shikon skénën dhe qòrton personin në fjalë. Kështu, Xhemreja i dëgjon zërin dhe i shkon afër duke iu lùtur të kthéhet sërish në punë, në jetímore, pranë tyre. Por Ferideja vazhdon të kùndërshtojë duke mos qenë e fortë mjàftueshëm.

Ndërkohë, Nazani fshéh brenda vetes një të vértetë tepér të madhe dhe trònditëse. Kjo e vértetë bíe në duart e zonjës Neriman. Teksa shfléton dosjet e jétimores, ajo lexon dokumentin që vérteton se ajo ka bírësuar Serkanin me Defnen kur kanë qenë 7 muajsh. Zonja Neriman shòkohet dhe menjëherë fshéh dosjen. Ajo do sígurohet që t’i hedhë kùnja mjaftueshëm Nazanit dhe të birit, që ta lërë të dijë se ka mësuar të vértetën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*