Lule të Vetmuara/ Gyneji génjen Songylin mbi párátë

Gyneji është në gjendje shumë të rénduar ekonomike. Ai kërkon dhe dëshiron të punojë, por nëna e tij, Seleni, i bëhet pėngesé dhe kështu ai nuk mund të sigurojë dot pará. Duke mos parë asnjë zgjidhje tjetër, Gyneji shkon pranë Zehrasë për të provuar nëse ajo do mundet t’i japë bórxh derisa ai të sistemohet. Zehra, duke u ankúar për mungesë parásh për vete, e dërgon Gynejin diku tjetër.

Ajo e fton të shkojnë tek disa burra, të cilët në të vërtetë janë fájdexhínj dhe shumë të rrézikshëm, por ajo i paraqet si mirëbërës, madje e bën Gynejin të firmosë një letër boshe. Sapo Gyneji largohet, duke falenderuar burrat që e ndihmuan dhe Zehranë, kjo e fundit merr një zarf me pará, për klientin që i solli atyre. Sakaq, Ejlyli po përballet me véshtirësité e vendqendrimit të Byshres dhe Metinit, menjëherë pas vdėkjés së të ëmës.

Ato nuk mund të mbahen në jetimóren ku qëndron Ejlyli, ndaj u duhet të shkojnë në jetimóre të shpërndara, por Ejlyli nuk e lejon këtë. Ajo vendos të largohet vetë nga vendi ku qëndron dhe të mbajë motrën e vëllanë, në shtëpinë me qèra ku banonte e ndjèra Mesude. Të gjithë i thonë se kjo do jetë tepër e véshtiré, por Ejlyli nuk heq dot dórë. Ajo është mëse e vendosur.

Nga ana tjetër, tashmë Gyneji ka në dorë një shumë të madhe parásh, prej 10 mijë lirash turke. Mënyrën e vërtetë se si i ka marrë ato pará, ai e mban të fshéhtë nga Songyli, dhe asaj i thotë se gjója është tërhequr nga pádiá ndaj të ëmës. Në këmbim të kësaj, gjója Seleni do i japë një shumë parásh çdo muaj. Gyneji i ka blerë unazë të shtrenjtë në shenjë të martesës, dhe e fton të dalin në një darkë romantike në restorant lúksi.  

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*