Lule të Vetmuara/ Feride shpëton Ejlylin në kohë

Kemali arrin të mësojë nga Zehra se ku ndodhet Ejlyli, ndërmjét bisedës së Songylit me Serkanin dhe Gynejin. I shoqéruar nga polícia pasi denòncon Atakanin për rrémbim minòreneje, Kemali troket në derën e tij. Polícia ténton të marrë Atakanin por Ejlyli tregon që ajo ka shkuar me dëshirën e saj dhe askush nuk e ka detyruar, e megjithatë nuk pranon të shkojë me të.

Kemali nuk ndalon me tentàtivat e tij dhe kërkon ta màrrë me zòr por në minutën e fundit, Ferideja arrin duke shpëtuar Ejylin. Në dorë, ajo mbàn letrën e gjýkatës e cila tregon se Kemali është ende në shqyrtim para shtetit për denòncimin që Ejlyli i ka bërë për tentàtivë pérdhùnimi. Ndàj, menjëherë i híqet e drejta kujdéstarisë ndàj Ejlylit, dhe kësaj të fundit i rikthéhet mùndësia për të qenë në jetímore.

Ferideja bëhet shpëtimtarja e Ejlylit në momentin më të duhur. Ajo merr Ejlylin dhe largohen së bashku që aty. Megjithatë, Kemali i tregon Ejlylit se nuk do e lërë me kaq, dhe ajo gjithsesi është e bíndur për këtë. Pràndaj, nuk ngrohet àspak me idenë se do qëndrojë në jetímore e sigurtë, por mendon se si t’ia mbàthë për sa më larg. Në jetímore mbérrin sërish Nazani, për të marrë vajzën e saj, Defnenë.

Defne nuk pranon katégorikísht që të shkojë me nënën e saj dhe e mòhon faktin që e ka nënë. Nazani largohet duke qàrë, pa zgjidhje. Sakaq, Zehra vazhdon të bashkëpunojë me Selinin për të ndàrë Songylin nga Gyneji. Ajo i ofron shumë të madhe parash pasi Zehra i siguron se këtë mund ta arrijë shumë lehtë, e madje ta làrgojë fare nga shkolla. A do ia dalë ajo?

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*