Lule të Vetmuara/ Ejlyl vazhdon të përndiqet nga Kemal

Ejlyl, Songyl dhe Xhemre presin ardhjen e vitit sëbashku me të dashurit e tyre. Çfarë do të mësojë Gokhan mbi babain e tij? Ejlyl vazhdon të përndiqet nga Kemal. Çfarë do të ndodhë me Seherin? A do të mundet Meral të pranojë nënën e saj?

Neriman ia prish natën romantike Ferides dhe Toprakut. Gynej dhe Serkan u japin dhurata Songylit dhe Ejlylit. Ata e presin Vitin e Ri së bashku. Meral ndihet e vetmuar dhe kërkon të dijë kush është nëna e saj. Kader i tregon Meralit se nëna e saj biologjike është Seheri. Meral kujton të gjitha momentet me Seherin. Ndërkohë Seher pasi del nga lokali ku punon ndërhyn për të shuar një shérr mes burrave.

Njëri prej tyre i gjuan asaj gabimisht me shishe në kokë. Seher bie pa ndjénja. Ejlyl merr një telefonatë nga Kemali i cili e kércénon. Meral e kalon të gjithë natën në oborrin e konviktit duke pritur të ëmën. Në mëngjes ajo mëson se Seher ndodhet në spìtal.

Babai i Gokhanit tenton të dhùnojë Eminen. Gokhan e përzë sërish të atin nga shtëpia dhe léndohet kur gjen para të fshehura. Gokhan tenton të gòdasë babain e tij. Meral takon Seherin në spìtal. Nënë e bijë përqafohen mes lòtësh. Zejno arrin qëllimin e saj dhe përfundon në jetìmore.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*