Lule të Vetmuara/ Ejlyl përsëri përballet me Kemalin dhe nënën e saj

Ejlyl përsëri pèrballet me Kemalin dhe nënën e saj. Gynej ka filluar të ketë ndjenja për Songylin, ai i tregon asaj pròblemet familjare të tij. Serkan ka filluar të distancohet nga Ejlyl. Defne nga ana tjetër fillon të afrohet me Toprakun. Cili është plani i saj? Si do ta presë Songyl birësimin e saj?

Mesude arrin të shpëtojë nga bùrgu falë Kemalit. Kemal kërkon të rikthejë në shtëpi Ejlylin me pretekstin për të bashkuar familjen por Ejlyl nuk pranon. Defne shtiret para shoqeve sikur mes saj dhe profesor Toprakut ka diçka. Gynej afrohet me Songylin dhe i tregon se prindërit e tij kanë probleme. Kemal i tregon Mesudes se Ejlyl dhe shoqet e saj tentuan ta vrísnin.

Serkan nuk i flet më Ejlylit dhe kjo e fundit lèndohèt. Defne i jep para Meralit që të tërhiqet nga gara. Feride dhe Toprak e kalojnë mbrëmjen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Feride shpreh dëshirën për tu bërë nënë dhe Topraku e sheh veten si baba.

Toprak e prish mbrëmjen pas një gabimi që bën pavetëdije. Mesude fillon të dyshojë tek Kemali. Nëna e Kaderit i dërgon sërish një telefon të bijës por telefoni bie në duart e Nerimanit. Çifti i pasur i tregojnë Songylit se duan ta birësojnë. Songyl vendos të mendohet para se të marrë vendimin nëse do pranojë apo jo të birësohet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*