Lule të Vetmuara/ Ejlyl kërkon një nder nga Serkani

Në shkollë vjen një djalë i ri. Kush është ai? Çfarë e lidh atë me Xhemrenë? Ejlyl kërkon një nder nga Serkani. Për çfarë bëhet fjalë? Një familje vjen të birësojë Kaderin. Ejlyl shkon të takohet me Kemalin. Çfarë plani ka përgatitur ajo? Serkan përballet me nënën e tij duke i thënë se e ùrren atë..

Një djalë i ri i pashëm vjen në shkollë dhe të gjitha vajzat mahniten pas tij. Ai e njeh Xhemren por kjo e fundit as nuk e kujton. Neriman nis proçedurat për t’ja dhënë Kaderit një familjeje. Feride kùndërshton kur e mëson këtë. Gynej i shpreh dashurinë Songylit para klasës.

Ejlyl shkon në shtëpi kur Kemali është vetëm dhe regjistron bisedën mes tyre. Plani i Ejlylit dështon pasi Kemal kupton gjithçka. Serkan shkon të shpëtojë Ejlyin dhe godet Kemalin. Kemal del i pafajshëm para Mesudes. Kjo e fundit qëllòn me shpùllë të bijën.

Feride hedh çdo kujtim të ish të fejuarit. Tefik takon Xhemren në jètimore por nuk i tregon që babai i ka lënë një shumë të madhe parash. Xhemre i thotë se nëse do të kishte para do t’i shpërndante shoqeve të saj. Neriman i thotë Kaderit se një familje kërkon ta birësojë. Kader pranon por ka një plan.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*