Lule të Vetmuara/ Ejlyl ka ditëlindjen, Mesude i prish festën

Mamaja e Meralit rikthehet në punën e saj të mëparshme, që të ndihmojë bijen e saj. Kader shkon të takojë Mesuden. Cila është arsyeja e vizitës së saj? Ejlyl ka ditëlindjen. Shoket dhe shoqet e saj i përgatisin një surprizë të bukur. Por Mesude arrin përsëri të prishë lumturinë e vajzës së saj…

Vajzat regjistrojnë Nerimanin me kamera teksa ajo ndodhet në zyrë dhe qeshin kur e shohin duke kërcyer. Seher detyrohet të kthehet në punën e vjetër. Vajzat dhe Serkan planifikojnë t’i bëjnë një surprizë për ditëlindje Ejlylit. Babai i Gokhanit shkon në lokalin ku këndon Seheri por kjo e fundit e përzë.

Ejlyl mërzitet pasi mendon se Serkan dhe mikeshat e saj e kanë harruar ditëlindjen. Feride i bën një dhuratë Ejlylit për ditëlindje. Songyl, Kader, Xhemre, Serkan, Gynej, Xhenk dhe Byshra përgatisin një surprizë për ditëlindjen e Ejlylit dhe zbukurojnë një lokal. Kemal i thotë Mesudes se dëshiron të ndahen.

Zejno prezantohet me Serkanin dhe e pëlqen atë. Ejlyl gëzohet pa masë nga surpriza e miqve të saj. Por Mesude e prish të gjithë surprizën. Ajo shkon në festë dhe i thotë Ejlylit se dëshira e saj u plotësua pasi Kemal do të ndàhet nga ajo. Mesude e fajëson Ejlylin për ndàrjen e tyre para të gjithë miqve të saj. Kemal largohet nga shtëpia. Image may contain: 1 person, sitting and text

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*