Lule të Vetmuara/ Abasi rrémben Songylin

Pronari i Seherit, Abasi rrémben Songylin për të mësuar vendodhjen e Seherit. Kader përballet përsëri me djalin që takoi disa ditë me parë. Xhenk nga ana tjëtër bëhet xheloz për Kaderin. Shoqet e Songylit mësojnë mbi rrémbimin e saj. A do të munden ata të gjejnë ndonjë pistë të saj? Seher ka frikë se Abasi do të vihet në kërkim të saj dhe i kërkon Meralit të bëjë kujdes.

Vajzat shqetësohen për Songylin pasi nuk e gjejnë atë gjëkundi. Songyl nuk i tregon Abasit vendndodhjen e Seherit dhe Meralit.  Abas dhunon Songylin por kjo e fundit nuk pranon me asnjë kusht të tregojë.  Abas kércënon Songylin të telefonojë Meralin por Songyl telefonon Ejlylin dhe i tregon se e kanë rrémbyer. Abasi komunikon me Ejlylin dhe e kércënon se do e vràsë Songylin në nuk e gjejnë Meralin.

Gynej dhe Xhemre kërkojnë ndihmën e Defnes për të mësuar lokalin ku punonte Seheri. Nëse Seheri nuk kthehet mbrapsht, ai do vràsë Songylin. Sakaq Seheri me Meralin ndodhen në Sapanxha duke u munduar të krijojnë vetës një jetë të re. Gynej merr vesh këtë lajm dhe çméndet nga situata pa zgjidhje. Ai mendon të shkon në derën e Abasit.

Vajzat, Topraku dhe Ferideja e ndjejnë veten të detyruara të bëjnë një plan për të shpëtuar Songylin nga duart e Abasit.  Defne pranon t’i ndihmojë dhe vajzat shkojnë në lokal për të kërkuar Songylin por ajo nuk ndodhet atje. Gynej, Xhenk dhe Serkan zìhen me grùshta me rojet e Abasit. Kader kërkon ndihmën e të ëmës dhe i kërkon para për të shpëtuar Songylin. Gynej vihet në kërkim të Meralit.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*