Luiza Gega: Do le gjurmë në Olimpiadë, jam në formën më të mirë të karrierës

Luiza Gega është një nga atletet më të mira të historisë së sportit shqiptar, duke “shkërmoqur” shumicën e rekordeve kombëtare në disiplinat, ku ajo ka garuar. Në një intervistë për RTSH, atletja rrëfen objektivat dhe synimet e saj për këtë vit. Luiza ndihet në formën më të mirë në karrierën e saj dhe objektivi i saj është të arrijë të hyjë në tetë më të mirat e Botës.

OBJEKTIVAT
“Synimi im është përfaqësimi më i mirë në garat e verës, ku unë synoj Lojërat Olimpike dhe kampionatin evropian. Kjo olimpiadë dua të ngelet si një kujtim i mirë në karrierën time dhe shpresoj të futem në tetë më të mirat dhe më pas të shohim ndoshta edhe për më shumë”.

PLANET E PËRGATITJEVE
“Duke qenë se faza shkoi shumë mirë vendosëm të bënim disa gara testuese dhe në bazë të kësaj do të vendosnim nëse do të merrnim pjesë në Botëror, që unë më performancën që kisha do të merrja pjesë, por për fat të keq u anulua. Kështu unë do të bëj disa gara testuese për të qenë e karikuar sepse nëse bën vetëm stërvitje nuk përqendrohesh dot në maksimum. Pastaj do të vazhdoj përsëri në Kenia”.

PËRMIRËSIMI I REKORDIT KOMBËTAR NË 3000 METR
“Atë rezultat nuk e kisha menduar sesa do ishte, por thyerjen e rekordit tim e parashikuar sepse kisha kaluar një fazë të mirë përgatitore. Megjithatë, mendoj se mund të bëj më mirë, duke parë veten në krahasim me kundërshtaren ruse. Shpresoj një rekord të ri kombëtar në Dortmund, ku do zhvilloj garë testuese”.

ÇMIMI “ATLETJA MË E MIRË E MUAJIT” NË EVROPË
“Ishte një surprizë për mua sepse nga të gjitha disiplinat përfshihen vetëm pesë sportistë, ku një sportistët e paraqitur më mirë këtë muaj dhe jam shumë i lumtur për këtë pasi është hera e parë që një sportist shqiptar bëhet pjesë e kësaj liste dhe normalisht që është vlerësim”.

FORMA AKTUALE
“Nëse shohim sportistët më të mirë sot, sidomos të distancave janë në moshë mbi 30 vjeç dhe sidomos në garat e gjata e po arrijnë kulmin e tyre e po thyejnë rekorde bote. Njeriu nuk e di se ku i ka limitet e tyre, por unë di që jam në formën më të mirë që kam qenë ndonjëherë. Po mundohem të rregulloj edhe detajet e vogla, që besoj se do bëjnë diferencën. Një sportist kur arrin ato nivele janë detajet , stërvitja, ushqimi, regjimi dhe them se do kem një përmirësim sidomos në garën e 3 mijë metërshit me pengesa, ku unë jam përqendruar prej vitesh”. /Burimi:vipsport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*